Bota 2026-03-13 15:51:00 Nga VNA

Irani lëshoi raketën e tretë drejtë Turqisë, Ankaraja kërkon sqarime urgjente

Ndaje në Whatsapp

Irani lëshoi raketën e tretë drejtë Turqisë, Ankaraja

Lufta në Lindjen e Mesme prek sërish qiellin e Turqisë, për herë të tretë në pak ditë.

Mbrojtja ajrore e NATO-s në Mesdheun lindor ka rrëzuar një raketë të tretë balistike që u lëshua nga Irani drejt Turqisë. Këtë e konfirnon Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se po i kërkonte Teheranit sqarime.

Raketat po përbëjnë gjithnjë e më shumë një provë për anëtaren e NATO-s, Ankaranë, dhe aleancën. Turqia, ushtria e dytë më e madhe e NATO-s dhe fqinja e Iranit, e ka paralajmëruar Teheranin kundër çdo sulmi të mëtejshëm.

Ajo gjithashtu protestoi ndaj Teheranit pas çdo incidenti, por nuk ka sugjeruar se dëshiron t'u bëjë thirrje zyrtarisht anëtarëve të aleancës për mbrojtje.

“Po merren të gjitha masat e nevojshme me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Po zhvillohen konsultime me vendin përkatës për të sqaruar të gjitha aspektet e incidentit”, tha ministria në një deklaratë.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Irani, por deri më tani Teherani ka hedhur poshtë vazhdimisht synimin e qëllimshëm të Turqisë në mes të luftës së saj me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. 

Video

Tensione dhe përplasje janë regjistruar pasditen e sotme mes protestuesve dhe forcave të shumta policore përpara Kryeministrisë. Efektivët kanë bllokuar qytetarët, duke mos i lejuar t'i përcjellin mesazhet e protestës së tyre 123-ditore zyrtares së BE-së. Përplasjet ndodhën ndërkohë që Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvillonte takimin me kryeministrin Edi Rama. Vizita e saj në Tiranë fokusohet në ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tymi mbulon Shijakun

Teksa pritet të nisë konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama me Ursula von der Leyen, protestuesit dhe punonjësit e policisë janë përplasur në bulevard, para Kryeministrisë

Një fabrikë përpunimi hekuri në zonën e Fllakës është përfshirë nga një zjarr masiv që ka dalë jashtë kontrollit. Përveç flakëve, brenda ambienteve të fabrikës raportohet se po ndodhin edhe shpërthime të vazhdueshme. Për të izoluar vatrën e zjarrit janë mobilizuar forca të shumta zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku. Mungesa e kontrollit rrit rrezikun për subjektet e tjera pranë, ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar apo shkaqe të ditura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news