Bota 2026-03-14 20:16:00 Nga VNA

Sulme të reja iraniane me raketa në jug të Izraelit. Dëme në disa zona dhe tymi shihet edhe në Jordani

Ndaje në Whatsapp
Sulme të reja iraniane me raketa në jug të Izraelit. Dëme

Ajo që ndodhi në qytetin izraelit Eilat u bë e ditur vetëm pasi informacionet dolën përtej filtrit të censurës ushtarake. Ishte e pamundur të fshiheshin të gjitha vendet e goditura, pasi dëmtime janë raportuar në të paktën 10 zona të ndryshme të këtij qyteti strategjik.

Raportime për dëme ka pasur edhe në Izraelin qendror, në zonën më të gjerë të Tel Avivit. Deri tani nuk raportohet për viktima, por një person është plagosur rëndë në Eilat.

Ndërkohë, re të mëdha tymi janë parë edhe në qytetin jordanez Aqaba, që ndodhet shumë pranë Eilatit.

Sulmet e vazhdueshme po krijojnë presion të madh mbi shoqërinë izraelite. Në veri të vendit sirenat e alarmit bien çdo 30 minuta, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë rikthimin e jetës në normalitet.

Video

Ndërsa Bledi Çuçi njoftoi se do të ketë një mbledhje të dytë të Këshillit të Sigurisë.

Ambasada amerikane zbulon çfarë bisedoi Erik Uend me kryeministrin Rama

Nuk ka shqetësim më të madh se kur shkërmoqet shteti…

Një pasagjer në fluturimin e Flydubai, ku sipas raportimeve bashkëpiloti goditi me thikë pilotin, u filmua duke dhënë informacion në kohë reale, pak përpara se avioni të ulej në Arabinë Saudite. “Jemi këtu, në mes të një avioni që po rrëzohet”, thotë pasagjeri në hebraisht. “Për momentin jemi nën kontrollin e terroristëve. Jemi pranë aeroportit.” “Kushdo që mund të më dëgjojë, kemi nevojë për ndihmë. Po ulemi në Tabuk, me sa duket në territorin saudit. Një zonë që nuk e njohim.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news