Bota 2026-05-09 19:03:00 Nga VNA

Aeroplani në SHBA godet dhe vret një burrë në pistë gjatë ngritjes

Ndaje në Whatsapp
Aeroplani në SHBA godet dhe vret një burrë në pistë

Një avion i kompanisë Frontier Airlines është përfshirë në një incident tragjik në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, ku gjatë nisjes nga pista ka goditur dhe ka shkaktuar vdekjen e një personi që ndodhej në zonën e ndaluar.

Sipas autoriteteve të aeroportit, përplasja ka shkaktuar një zjarr të shkurtër në motor, i cili është neutralizuar shpejt nga shërbimet zjarrfikëse të Denver Fire Department. Menjëherë pas incidentit, është vërejtur tym në kabinë dhe të 224 pasagjerët në bord janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

Kompania ajrore ka shprehur trishtim për ngjarjen, duke e cilësuar atë si një moment të rëndë për të gjithë të përfshirët.

Ndërkohë, Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, deklaroi se avioni po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e incidentit. Sipas tij, personi i përfshirë kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në zonën e aeroportit, duke kaluar rrethimin dhe duke dalë në pistë.

Autoritetet theksojnë se hyrja pa leje në zonat e aeroportit përbën rrezik serioz për sigurinë dhe është rreptësisht e ndaluar.

Video

Po bëhet viral me kërcimin e tij! Politikani hungarez rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, teksa feston pas betimit të kryeministrit të ri Péter Magyar. Pamjet festive nga shkallët e Parlamentit në Budapest po bëjnë xhiron e rrjetit, duke simbolizuar për shumë mbështetës fillimin e një epoke të re politike në Hungari.

Në video duket vetë kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili prin autokolonën e motoristëve nëpër rrugët e qytetit, në një aktivitet që promovon mbledhjen e motociklistëve dhe turizmin në Shkodër. Por kamerat fiksojnë edhe një detaj tjetër: një pjesë e madhe e motoristëve që ndjekin kolonën janë pa kaska mbrojtëse. Disa i mbajnë të varura pas motorit, ndërsa shumë të tjerë nuk i kanë fare. Dhe pikërisht këtu nis kontrasti. Në një kohë kur politika flet çdo ditë për forcim të sigurisë rrugore dhe për ashpërsim të ndëshkimeve, pamjet e një parade publike ku rregullat bazë të sigurisë shpërfillen hapur, vështirë se japin mesazhin e duhur.

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kamëz, ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë në një kanal të ujërave të zeza, vetëm rreth 50 metra larg zyrave të Bashkisë Kamëz. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë. Rasti ka ngjallur shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sigurimin e zonës dhe marrjen e masave mbrojtëse, në mënyrë që të shmangen incidente të tjera të ngjashme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news