Politika 2026-07-28 16:16:00 Nga VNA

Agron Shehaj justifikon marrjen e dokumentit sekret si “ushtrim i të drejtës së deputetit”

Ndaje në Whatsapp

Agron Shehaj justifikon marrjen e dokumentit sekret si “ushtrim i të

Agron Shehaj kërkon të relativizojë veprimin e tij pas përjashtimit me 60 ditë nga Kuvendi, për marrjen e dokumentit sekret të marrëveshjes së kredisë me SHBA dhe largimit me të nga ambientet e Parlamentit.

Në një intervistë për News24, deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia u përpoq ta paraqiste situatën jo si një shkelje të rregullave parlamentare, por si një përballje për të drejtat e deputetëve. Shehaj deklaroi se dokumenti nuk ka dalë jashtë Kuvendit dhe këmbënguli se nuk ka kryer asnjë krim.

Sipas tij, marrja e dokumentit ishte një e drejtë e tij si deputet, duke e zhvendosur debatin nga përgjegjësia për veprimin e kryer tek pretendimet për kufizimin e opozitës në Parlament.

“Ne jemi në luftë të përditshme, në luftë me të drejtën e fjalës, në luftë edhe për të hyrë në Kuvend. Të marrësh apo edhe të rrëmbesh një të drejtë është krim? Nëse po, unë kam kryer një krim dhe do ta bëj”, u shpreh Shehaj.

Veprimet e mazhorancës, kur ajo ka përdorur forcën e numrave për të miratuar nisma ligjore edhe përballë kundërshtimeve të opozitës, janë tashmë një realitet i njohur i jetës parlamentare. Megjithatë, kjo nuk e justifikon veprimin e Agron Shehajt për marrjen e një dokumenti sekret dhe largimin me të nga ambientet e Kuvendit.

Kundërshtimi politik dhe beteja parlamentare zhvillohen përmes debatit, procedurave dhe mjeteve institucionale, jo përmes veprimeve që krijojnë skena të papërshtatshme dhe dëmtojnë seriozitetin e institucionit të Parlamentit.

Dhe relativizimi i këtij veprimi nga Shehaj, duke e paraqitur si një akt në mbrojtje të të drejtave të opozitës, nuk e zhbën përgjegjësinë për shkeljen e rregullave të Kuvendit. Kritika ndaj mazhorancës është legjitime, por ajo nuk mund të përdoret si justifikim për veprime që cenojnë institucionin parlamentar.

Lexo gjithashtu

Video

Gentian Gjyli paraqitet në SPAK për njoftimin e zgjatjes së afateve të hetimit deri në tetor nga ana e Prokurorisë. Ish kreu i ARRSH-së është bashkë i pandehur me Belinda Ballukun për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, e shoqëruar nga avokati i saj, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet ditën e sotme.

Dita e 59 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Dita e 59 e protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news