Politika 2026-07-27 13:38:07 Nga VNA

Rrëmbeu marrëveshjen me SHBA në shkelje të ligjit, Shehaj justifikohet: E mora për ta lexuar, më pas e dorëzova aty ku e gjeta

Ndaje në Whatsapp

Rrëmbeu marrëveshjen me SHBA në shkelje të ligjit, Shehaj

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas incidentit të regjistruar në Kuvend, ku ai “rrëmbeu” dokumentin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për huanë prej 302 milionë dollarësh dhe u largua me vrap nga salla.

Shehaj justifikoi veprimin e tij duke thënë se e mori dokumentin pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u kishte bërë me dije deputetëve se marrëveshja mund të merrej për lexim në ambientet pranë sallës së seancave.

"Ju e patë vetë që kryeparlamentari u tha deputetëve që po ankoheshin se mund ta gjenin dokumentin te zyra këtu afër. Nuk tha që nuk mund ta merrje. Unë shkova, firmosa dokumentin për mospërndarjen e marrëveshjes dhe u largova. Ne na kërkojnë shumë gjëra në Kuvend, madje na kërkojnë të mos shkojmë kur është Rama", deklaroi Shehaj.

Nga frika se mund të merren masa ndaj tij për shkak se veprimi është në shkelje të ligjit, Shehaj tha se dokumenti nuk ka dalë jashtë ambienteve të Kuvendit dhe se më pas e ka dorëzuar sërish aty ku e kishte marrë.

"Marrëveshjen e dorëzova sërish aty ku e mora. Marrëveshja nuk ka dalë nga Kuvendi i Shqipërisë. E mora sepse më takonte. Ajo është një marrëveshje sekrete dhe nuk jam i autorizuar të jap detaje", u shpreh kreu i Partisë Mundësia.

Në fund, Shehaj ritheksoi se forca politike që ai drejton e mbështet në parim marrëveshjen me SHBA-në, por kundërshton procedurën e ndjekur nga Kuvendi për miratimin e saj.

Megjithatë, nga ana tjetër Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj. Socialistët kanë kërkuar gjithashtu që rasti të referohet në SPAK, për vlerësimin e mëtejshëm të veprimeve të kryera gjatë seancës plenare.

Video

Agron Shehaj “rrëmben” kopjen e vetme të marrëveshjes me SHBA-në dhe largohet me vrap nga salla. Situata e pazakontë ndodhi në Kuvend pasi administrata nuk kishte kopje për të gjithë deputetët dhe kërkoi që dokumenti konfidencial të lexohej nga 140 deputetë në një sallë të vogël.

Tensione në Kuvend për marrëveshjen me SHBA. Seanca plenare u ndërpre pasi opozita bllokoi foltoren në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për ta shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Mes përplasjeve në sallë, Peleshi mbylli seancën dhe njoftoi se ajo do të rifillojë në orën 15:00, pasi projektmarrëveshja të shqyrtohet fillimisht në komisionet parlamentare.

Tensionohet protesta para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve që kanë shoqëruar protestën pranë Kuvendit. Mes tyre është edhe Arben Kola, një nga organizatorët e protestës. Kola shihet teksa terhiqet nga këmbët e duart nga disa efektivë policie, ndërsa mban ende në dorë megafonin që përdorte gjatë protestës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news