Politika 2026-07-27 10:43:11 Nga VNA

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit, shoqërohet Arben Kola dhe disa protestues

Ndaje në Whatsapp
Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit,

Tensione në protestën para Kuvendit, policia shoqëron organizatorin Arben Kola dhe disa protestues

Protesta e nisur që prej orës 08:30 të mëngjesit të së hënës para Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sipas informacioneve të deritanishme, policia ka shoqëruar pesë persona, mes tyre edhe një nga organizatorët e protestës, Arben Kola. Ai u ndalua pasi tentoi të çante kordonin e policisë, ndërsa në pamje shihet duke u mbajtur nga katër efektivë, ndërkohë që kishte ende megafonin në dorë.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë tentuar t’i afrohen Parlamentit duke lëvizur në rrugët përreth, por janë penguar nga kordonët policorë të vendosur në zonë.

Situata u tensionua më tej kur protestuesit hodhën vezë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia përdori në disa momente spraj me lëndë irrituese për të kontrolluar turmën.

Përplasjet kanë vijuar edhe pranë Xhamisë së Namazgjasë, ndërsa situata në zonën përreth Kuvendit mbetet e tensionuar.

Video

Tensionohet protesta para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve që kanë shoqëruar protestën pranë Kuvendit. Mes tyre është edhe Arben Kola, një nga organizatorët e protestës. Kola shihet teksa terhiqet nga këmbët e duart nga disa efektivë policie, ndërsa mban ende në dorë megafonin që përdorte gjatë protestës.

Policia ka shoqëruar disa qytetarë gjatë protestës së mbajtur pranë Parlamentit. Në pamjet nga vendngjarja shihen disa protestues të shtrirë në tokë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.

Pak para nisjes së seancës plenare, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi u zhvillua pak ditë pas prezantimit të platformës “Besa”, të cilën Rama e ka cilësuar si kthesën e mandatit të katërt.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news