Politika 2026-07-26 15:26:41 Nga VNA

BESA me filtër: Rama sqaron kriteret se nuk është për sorrat dhe korbat por vetëm për flamingot

Ndaje në Whatsapp
BESA me filtër: Rama sqaron kriteret se nuk është për sorrat

Pak orë pasi ftoi protestuesit të hynin në procesin që e quajti “BESA”, Edi Rama ka ndjerë nevojën të bëjë një sqarim. Jo për të zbutur tonet, por për të përcaktuar se kujt i drejtohej në të vërtetë ftesa e tij.

Në një reagim në rrjetin social X, kryeministri u përgjigj kritikave që pasuan fjalën për “Bulevardin e Flamingove”, duke theksuar se mesazhi i tij nuk ishte për ata që çdo mbrëmje i kërkojnë dorëheqjen poshtë zyrës, por për “mësimet” që kishte marrë nga flamingot.

“Përsërisin që s’duan dialog, s’ka negociata, s’japin besë, por duan vetëm dorëheqjen time. Keqkuptim i madh”, shkruan Rama, duke shtuar se me protestuesit nuk ka asnjë kontratë politike. Sipas tij, kontrata e vetme është ajo me rreth 800 mijë shqiptarët që e votuan.

Pikërisht këtu vjen edhe ndarja e re zoologjike e politikës shqiptare. Nga njëra anë janë flamingot, që frymëzuan kryeministrin dhe nga të cilat ai thotë se nxori mësime. Nga ana tjetër janë “sorrat dhe korbat”, të cilët i cilëson si “ana e errët e protestës” dhe për të cilët sqaron se “BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta”.

Madje, Rama i fton ata të mos lodhen duke refuzuar BESËN dhe të vazhdojnë t’i kërkojnë dorëheqjen deri në vitin 2029, sepse, sipas tij, kjo është e drejta e tyre, por nuk ndryshon kontratën që ai thotë se ka me shumicën që e ka votuar.

Kështu, brenda pak ditësh, “BESA” kaloi nga një thirrje për dialog kombëtar në një proces me filtër hyrjeje. Sepse, siç rezulton nga sqarimi i kryeministrit, problemi nuk është nëse e pranon apo e refuzon BESËN. Problemi është nëse konsiderohesh flamingo… apo je regjistruar tashmë në listën e sorrave dhe korbave. Në këtë rast, dera e dialogut nuk mbyllet nga ata që protestojnë, por duket se është mbyllur paraprakisht nga ai që i ftoi.

Lexo gjithashtu

Video

KLSH dhe Pirro Vengu/ 9 milionë euro për Porto Romanon, 17,500 m² pa kontratë dhe rekomandimi për shkarkim Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

Anthony Joshua mposhti Kristian Prengën me nokaut teknik në raundin e dytë, por pas përfundimit të duelit dhuroi një moment që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Britaniku mori dhe hodhi mbi supe flamurin shqiptar, duke treguar respekt për kundërshtarin dhe tifozët kuqezi. Një gjest sportiv që u vlerësua nga të pranishmit dhe që tregon se rivaliteti mbetet vetëm brenda ringut.

Gjatë vizitës së Al Nassr në Iran, Cristiano Ronaldo realizoi ëndrrën e artistes Fatemeh Hamami, e cila, pavarësisht aftësive të kufizuara fizike, krijon portrete të jashtëzakonshme duke përdorur vetëm këmbët. Pasi mori si dhuratë dy portrete të punuara nga ajo, Ronaldo e përqafoi, e përgëzoi për talentin e saj dhe i dhuroi një fanellë të firmosur të Al Nassr me numrin 7. Një gjest i thjeshtë, por plot respekt dhe humanizëm, që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Lajmi plotë tek linku në komentin e parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news