Politika 2026-07-27 16:53:08 Nga VNA

Mazhoranca miraton huanë 302 milionë dollarëshe nga SHBA për ushtrinë, opozita bojkoton seancën

Ndaje në Whatsapp

Mazhoranca miraton huanë 302 milionë dollarëshe nga SHBA për

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 74 votat e mazhorancës socialiste marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të përdoret për blerjen e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO-s.

Diskutimet për këtë marrëveshje u zhvilluan me dyer të mbyllura, pasi mazhoranca argumentoi se dokumenti përmban elementë të klasifikuar që lidhen me sigurinë kombëtare. Ndërkohë, Partia Demokratike vendosi të bojkotojë seancën, pavarësisht se deklaroi mbështetjen e saj për marrëveshjen. Sipas demokratëve, kundërshtimi lidhet me mënyrën e procedimit, duke e cilësuar futjen e saj me procedurë të përshpejtuar si antikushtetuese.

Marrëveshja parashikon financimin e pajisjeve ushtarake që synojnë rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcave të Armatosura dhe afrimin e tyre me kërkesat teknike të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Fondet do të disbursohen në varësi të nevojave të përcaktuara nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Shqipëria do të ketë një afat prej 48 muajsh për aktivizimin e fondeve, ndërsa shlyerja e huasë do të kryhet brenda një periudhe deri në 12 vjet.

Lexo gjithashtu

Video

Agron Shehaj “rrëmben” kopjen e vetme të marrëveshjes me SHBA-në dhe largohet me vrap nga salla. Situata e pazakontë ndodhi në Kuvend pasi administrata nuk kishte kopje për të gjithë deputetët dhe kërkoi që dokumenti konfidencial të lexohej nga 140 deputetë në një sallë të vogël.

Tensione në Kuvend për marrëveshjen me SHBA. Seanca plenare u ndërpre pasi opozita bllokoi foltoren në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për ta shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Mes përplasjeve në sallë, Peleshi mbylli seancën dhe njoftoi se ajo do të rifillojë në orën 15:00, pasi projektmarrëveshja të shqyrtohet fillimisht në komisionet parlamentare.

Tensionohet protesta para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve që kanë shoqëruar protestën pranë Kuvendit. Mes tyre është edhe Arben Kola, një nga organizatorët e protestës. Kola shihet teksa terhiqet nga këmbët e duart nga disa efektivë policie, ndërsa mban ende në dorë megafonin që përdorte gjatë protestës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news