
Sot mbushen saktësisht 12 muaj nga korriku i vitit 2025, kur vendi u përfshi nga ajo që u proklamua si fushata më radikale për "çlirimin e territorit". Ishte mesi i verës kur ekskavatorët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe inspektorët me shirita masës në duar zbritën në terren për të shkulur çadrat, muret e xhamit, platformat e drurit dhe karriget që kishin mbyllur çdo hapësirë publike.
Kronologjia e deklaratave pompoze, premtimeve arkitekturore dhe rikthimit të heshtur në pikën e nisjes tregon se si një fushatë shtetërore përfundoi thjesht si një ushtrim propagande.
Kronologjia e një aksioni me letër e laps
19 Korrik 2025: Shpallja e pikave të "çlirimit" dhe matematika e re. Gjatë pikut të ndërhyrjeve, Kryeministri Edi Rama vendosi të lartësonte shifrat e punës në rrjetet sociale:
"Në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e çliruar," — deklaronte ai më 19 korrik, duke premtuar rregullat e reja të lojës. Aty u hodh për herë të parë edhe formulimi që duhej të hynte në histori:
"Për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t'u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët, 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik."
21 Korrik 2025: Futja e dronëve në lojë Vetëm dy ditë më pas, kryeministri vendosi ta çonte narrativën te teknologjia e lartë shkencore, duke premtuar se zaptuesit e trotuareve do të ndiqeshin nga ajri:
"Nuk është më çështje inspektorësh dhe inspektimesh, por vendosjes së kontrollit nëpërmjet teknologjisë... jemi në proces për monitorimin e strukturuar të territorit ku përmes dronëve do të ndjekim gjithçka që ndodh në territor."
27 Korrik – 3 Gusht 2025: Promovimi i "Rilindjes Urbane 2.0"
Për javë të tëra, Kryeministri vijoi të publikonte pamje të çmontimeve nga çdo lagje e Tiranës dhe qyteteve bregdetare, duke u zotuar:
"Kjo punë sapo ka nisur dhe nuk do të jetë as një javë, as një muaj, po do të vijojë sa të jetë e nevojshme... po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0, për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas."
12 Muaj më pas: Plani i "zhdukur"
Sot, sot një vit pas atyre deklaratave që premtonin arkitektë të huaj, dronë inteligjentë dhe një rregullim përfundimtar:
No unified plan was published: The document that would be given to businesses "soon" remained an urban myth. No graphic guidelines or unified aesthetic standards from proclaimed architects were ever understood.
The 75/25 formula remained on Facebook: The mathematics of sidewalks was never translated into legal changes or official municipal regulations.
The occupation returned: As soon as the summer heat passed and the prime minister's cell phones turned off their cameras, businesses recovered every lost inch. Today, pedestrians in Tirana (and beyond) must once again slalom between chairs, tables, and waiters' trays in the same spaces that were "liberated" with noise.
The massive action with drones, international architects and 20,000 square meters liberated with paper produced simply the same sight: reoccupied sidewalks and an urban plan that, after 12 months, turns out to be built entirely on the enamel of words.






















