Sociale 3 Gusht 2025, 16:28 Nga VNA

The Economist: Në të gjithë botën e pasur, qeveritë po shpenzojnë pa kriter

Ndaje në Whatsapp
The Economist: Në të gjithë botën e pasur, qeveritë po

Vitin e kaluar, Amerika regjistroi një deficit buxhetor 7% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky deficit mund të rritet edhe më shumë së shpejti. Projektligji i presidentit Donald Trump, “One Big Beautiful Bill Act” (Projektligji i madh e i bukur, BBB), i cili do të zgjasë përgjithmonë uljet e taksave të vitit 2017, ofron më shumë për punonjësit në hotelieri dhe për të moshuarit dhe rrit pagesat për fëmijët e familjeve të varfra. Legjislacioni i propozuar do të përkthehet në triliona dollarë hua shtesë në dekadën e ardhshme. Mënyra teatrale e Trump për të tërhequr vëmendjen bie në sy, por edhe shumë vende të tjera të pasura po ndjekin të njëjtin kurs të shpenzimeve të larta. Qeveritë në të gjithë botën e zhvilluar po shpenzojnë më shpesh. Këtë vit, Franca do të regjistrojë një deficit 6% të PBB-së; ai i Britanisë do të jetë pak më i vogël. Qeveria gjermane do të marrë hua ekuivalentin e 3% të PBB-së. Bilanci buxhetor i Kanadasë po shkon gjithashtu në territor negativ. Jean‑Baptiste Colbert, një burokrat në kohën e Luigjit XIV, e kishte përkufizuar politikën e taksave si “t’i shkulin patës sa më shumë pendë me sa më pak zhurmë”. Qeveritë e sotme nuk po ia shkulin pendët patës, por, ashtu si prodhuesit e ‘foie gras’ (ushqim francez me mëlçinë e patës), po e mbushin me forcë. Qeveritë kanë pasur përherë deficite. Franca, vendi i ‘foie gras’, nuk ka regjistruar suficit që nga viti 1974. Gjithashtu, një qeveri mund të marrë hua dhe njëkohësisht të zvogëlojë nivelin e borxhit, nëse ekonomia rritet më shpejt se sa rritet borxhi. Por ajo që po ndodh tani është e paprecedentë. Nivelet e deficitit nuk do të ishin të pazakonta nëse ekonomia do të ishte zhytur në recesion. Ekonomia në botën e pasur po shfaq rritje të mirë. Papunësia është pranë niveleve minimale historike. Fitimet e korporatave janë në nivele të qëndrueshme. Ndërkohë, kostot e huamarrjes janë rritur ndjeshëm. Norma mesatare e interesit për instrumentet e borxhit 10-vjeçar të një qeverie të pasur është tani 3.7% në vit, nga vetëm 1% gjatë pandemisë së Covid-19. Nën këto kushte, modelet ekonomike do të rekomandonin të paktën uljen e deficitit. Por, qeveritë e sotme zgjedhin të thellojnë edhe më tepër humbjen.Shumë po premtojnë të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. Mund të jetë e pashmangshme, por nuk është e domosdoshme. Në Japoni, partitë politike po reklamojnë stimuj fiskalë, nga ndihmat në para tek uljet e TVSH-së, për të rritur mundësitë e tyre në zgjedhjet në Dhomën e Lartë të Parlamentit.Qeveria britanike u detyrua të tërhiqej nga planet për të ulur ndihmat për personat me aftësi të kufizuara dhe për ndihmat për pagesën e faturave të energjisë për të moshuarit. Koreja e Jugut po pakëson tatimin mbi trashëgiminë. Australia po ul tatimin mbi të ardhurat. Edhe vendet që dikur ishin të kujdesshme po ndryshojnë drejtim. Qeveria gjermane planifikon të marrë hua 800 miliardë euro për investime në mbrojtje dhe infrastrukturë. Edhe Zvicra, e cila kishte një suficit të konsiderueshëm përpara pandemisë, tani po regjistron suficit më të vogël. Vitin tjetër, ajo do të nisë pagesën e “muajit të 13 të pensionit shtetëror”. Edhe pse të moshuarit atje duket se nuk kanë nevojë, kjo nuk ka rëndësi, sepse në ditët e sotme, të gjithë marrin diçka.

Pse janë qeveritë kaq të pakujdesshme në shpenzimet e tyre?

Gjatë pandemisë, politikanët krijuan zakonin që të shpëtonin bizneset dhe familjet në vështirësi financiare. Më pas, inflacioni nxiti kërkesa për kompensim ndaj “krizës së jetesës”. Sot, ata në pushtet shpresojnë të ndalojnë populistët duke shpërndarë para. Sa herë që një politikan propozon një ulje shpenzimesh, mediat dhe rrjetet sociale përhapin menjëherë histori prekëse, duke krijuar presion për të mos bërë ndryshime. Përgjegjshmëria fiskale është bërë më e papëlqyeshme se kurrë. Deri në kohët e fundit, qeveritë mund të vijonin me politika liberale fiskale pa pasoja të dukshme. Në 2021–2023, PBB nominale rritej në nivele të kënaqshme, inflacioni ishte i lartë, ndërsa normat e interesit ishin të ulëta. Në këto kushte, qeveritë e pasura mund të mbanin deficite të mëdha “primare” (para pagesës së interesit të borxhit) dhe prapë të ulnin raportin borxh/PBB. Disa vende, si Japonia, mund t’ia dilnin të ulnin borxhin edhe me një deficit primar 12%. Për këtë arsye, sot dy të tretat e qeverive të botës së pasur kanë më pak borxh sesa pesë vite më parë. Raporti borxh/PBB i Japonisë ka rënë me 24 pikë, ai i Greqisë me 68 pikë. Por tani, rritja është më e dobët, inflacioni është ngadalësuar, ndërsa normat e interesit janë rritur. Si pasojë, për të ulur borxhin, vendet e pasura duhet të balancojnë buxhetet primare. Në Itali, ky bilanc ka kaluar nga një deficit 3.1% i PBB-së në vitin 2023, në një suficit 1.3% këtë vit. Italia po ul deficitin, por jo mjaftueshëm. Ndërsa shumë vende të tjera po e ngadalësojnë reduktimin e nivelit të borxhit. Për më tepër, lufta tregtare rrit rrezikun e ngadalësimit ekonomik, ndaj borxhi publik në vendet e pasura pritet të rritet sërish. Në fakt, ky është një moment i papërshtatshëm. Demografët kanë parashikuar prej dekadash se mesi i viteve 2020 do të ishte koha kur brezi “baby-boomer” (të lindurit midis viteve 1946 dhe 1964) do të dilte në pension, duke çuar në rritje të kërkesës për shërbim shëndetësor dhe pensione. Edhe Zyra për Përgjegjshmëri Buxhetore e Britanisë (OBR) në 2015 sugjeroi se, edhe në kushte të favorshme, kjo periudhë do të ishte koha kur qeveria do të përballej me vështirësi për të ndaluar akumulimin e borxhit. Një ngërç demografik dhe politikat fiskale të karakterizuara nga shpenzime të mëdha pritet të ndërthuren në mënyra të pakëndshme. Askush nuk mund të parashikojë saktësisht kur apo nëse tregjet do të humbasin durimin, duke detyruar normat e interesit të rriten ndjeshëm. Por duhet të ketë një kufi për këtë etje për borxhe. Ashtu siç e di çdo adhurues i foie gras, edhe pata më e pangopur nuk e përballon ushqimin e tepërt pa pasur pasoja.

Rreziku

Demografët kanë parashikuar prej dekadash se mesi i viteve 2020 do të ishte koha kur brezi “baby-boomer” (të lindurit midis viteve 1946 dhe 1964) do të dilte në pension, duke çuar në rritje të kërkesës për shërbim shëndetësor dhe pensione. Një ngërç demografik dhe politikat fiskale të karakterizuara nga shpenzime të mëdha pritet të ndërthuren në mënyra të pakëndshme. Askush nuk mund të parashikojë saktësisht kur apo nëse tregjet do të humbasin durimin, duke detyruar normat e interesit të rriten ndjeshëm. Por duhet të ketë një kufi për këtë etje për borxhe./monitor

Video

Një helikopter tip Morane 29 u rrëzua në Liqenin Rosporden, në Francë, gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri të madh. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 19:00, kur mjeti ajror humbi kontrollin teksa po mbushte ujë nga liqeni. Pamjet tregojnë momentin dramatik kur helikopteri u përplas në ujë dhe u shpërbë, pasi piloti humbi kontrollin pas zhytjes së bishtit në liqen. Për fat të mirë, piloti dhe zjarrfikësi në bord arritën të shpëtojnë pa lëndime. Autoritetet franceze vlerësuan guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballimin e situatës.

? Përhapet zjarri në Akërni, nis ndërhyrja nga ajri Një vatër zjarri ka përfshirë pyllin me pisha pranë hidrovorit të fshatit Akërni që prej pasdites së sotme. Situata u përkeqësua dhe po punohet për ta vënë nën kontroll. ? Në operacion janë angazhuar 4 helikopterë nga Baza Ajrore e Kuçovës, së bashku me ekipet në terren. ? Forca Ajrore po monitorojnë zonën, për të identifikuar vatra të reja dhe për të evidentuar raste të mundshme të zjarrëvënies së qëllimshme.

Policia Kufitare Vlorë ndihmon turistët në Sarandë dhe Palasë, mbetën në det te hapur ? Sarandë – Rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij pësoi defekt dhe mori ujë. Pas njoftimit, patrulla e Policisë Kufitare ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur shoqërimin e sigurt të kapitenit drejt bregut dhe rimorkimin e jahtit drejt Portit të Limionit. ? Palasë – Në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në një mjet lundrues u rrezikuan për shkak të kushteve të vështira të detit. Policia Kufitare reagoi me shpejtësi, duke bërë të mundur shoqërimin e tyre të sigurt në breg si dhe ankorimin e mjetit detar në molin e Palasës.

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, ne fshatin Akërni , Njësia Administrative Novosele . Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që po ndihmon në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme