Sociale 2 August 2025, 08:32 Nga VNA

Ligji i ri detyron çdo pallat të ketë administrator dhe vendos rregulla të qarta për pronarët

Ndaje në Whatsapp
Ligji i ri detyron çdo pallat të ketë administrator dhe vendos

Qeveria ka miratuar ligjin Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, një hap të rëndësishëm për përmirësimin e bashkëjetesës në pallate dhe vendosjen e rregullave të qarta ligjore për menaxhimin e pronës së përbashkët. Ligji, i miratuar më 3 korrik dhe i publikuar në Fletoren Zyrtare, zëvendëson ligjin e vjetër të vitit 2009 dhe sjell ndryshime thelbësore në mënyrën se si ndërtohen, menaxhohen dhe mirëmbahen bashkëpronësitë.

Një nga ndryshimet kryesore është regjistrimi i hapësirave të përbashkëta – si shkallët, ashensorët, garazhet, tarracat, bodrumet, fasadat, oborret dhe lulishtet – si pasuri në emër të të gjithë banorëve, duke mbyllur kështu mundësitë për abuzime dhe keqinterpretime.

Ligji detyron që çdo pallat të ketë një administrator, i cili mund të jetë një banor ose një shoqëri e specializuar e certifikuar nga bashkia. Administratori do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen, pastrimin, riparimet, kontratat me furnitorët dhe përfaqësimin ligjor të ndërtesës. Kontrata me administratorin është e detyrueshme dhe ka një afat minimal prej tre vitesh, për të siguruar vazhdimësi dhe stabilitet në menaxhim.

Banorët janë të detyruar të paguajnë kuotat e mirëmbajtjes dhe të marrin pjesë në mbledhjet e asamblesë së bashkëpronarëve, ku me shumicë votash vendosen çështjet e rëndësishme si buxheti, riparimet dhe zgjedhja ose shkarkimi i administratorit. Vendimet e kryesisë së zgjedhur kanë fuqi ligjore dhe janë të detyrueshme për të gjithë, duke shmangur bllokimet nga pakicat.

Ligji vendos detyrime edhe për ndërtuesit, të cilët janë përgjegjës për administrimin e ndërtesës deri në dorëzimin e saj përfundimtar dhe lëshimin e certifikatës së shfrytëzimit. Ndërtuesit duhet të përfshijnë në kontratë rregulloren e administrimit dhe aktin e bashkëpronësisë, të regjistruar në Kadastër.

Bashkitë marrin një rol aktiv në certifikimin e administratorëve, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe mund të vendosin gjoba për shkeljet që pengojnë mirëmbajtjen dhe bashkëjetesën.

Dokumentet dhe të dhënat e bashkëpronësisë do të jenë të aksesueshme edhe përmes platformës e-Albania, duke garantuar më shumë transparencë dhe lehtësi për banorët.

Ky ligj është një mekanizëm i rëndësishëm për të forcuar jetesën kolektive, për të ruajtur vlerën e pronës së përbashkët dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në komunitetet urbane. Ai u jep qytetarëve mundësinë të ndihen të përfaqësuar dhe të mbrojtur jo vetëm brenda apartamenteve të tyre, por edhe në çdo hapësirë të përbashkët që ata ndajnë me fqinjët.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme