Sociale 2 August 2025, 16:30 Nga VNA

TEC-et lundruese në Zvërnec, protestë për largimin e anijeve të ndryshkura

Ndaje në Whatsapp
TEC-et lundruese në Zvërnec, protestë për largimin e anijeve

94 mijë euro në ditë për dy TEC-et lundruese në Zvërnec paguan buxheti i shtetit për to. Por qytetarë dhe aktivistë pritet të protestojnë për largimin e këtyre dy anijeve. 

Më datë 6 Gusht, qytetarë dhe aktivistë nga e gjithë Shqipëria pritet t’i bashkohen protestës së thirrur nga Aleanca Qytetare për Vlorën, për të kërkuar largimin e dy anijeve të ndryshkura nga Bangladeshi, të vendosura në Portin e Peshkimit në Zvërnec si pjesë e një marrëveshjeje të diskutueshme qeveritare.

Sipas aktivisteve këto anije "TEC" lundruese, të cilat janë sjellë për të prodhuar energji elektrike, jo vetëm që ndotin rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme bregdetin e Vlorës, por gjithashtu po zhvasin buxhetin e shqiptarëve me 94 mijë euro në ditë, pa prodhuar asnjë kilovat energji.

Në total, qeveria shqiptare ka paguar 250 milionë euro për këto dy mjete lundruese, ndërkohë që energjia e prodhuar prej tyre nuk mbulon më shumë se tre ditë konsum kombëtar.

"Falë protestave qytetare u ndalua importi i mbetjeve në Shqipëri. Falë protestave do të hiqen edhe këto dy mbetje që ua kalojnë mbetjeve", shkruhet në postimin e Aleancës Qytetare për Vlorën në thirrjen e tyre publike.

Protesta do të nisë me një konferencë për shtyp më 6 Gusht, ora 08:00, përpara Prefekturës Vlorë, dhe më pas do të vijojë me një marshim drejt TEC-eve Lundruese në zonën e Triportit.

Aktivistët bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, shoqërisë civile dhe mediave të bashkohen për të mbrojtur bregdetin, transparencën dhe interesin publik.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme