Editorial 11 Dhjetor 2025, 17:56 Nga VNA

Mirë sot, po nesër

Ndaje në Whatsapp

Mirë sot, po nesër

Nesër Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim kyç për drejtësinë, politikën dhe institucionet shqiptare.

Nëse kjo e sotmja ishte një moment i rëndësishëm për zhvillimet në SPAK, ajo çka pritet  nga Gjykata Kushtetuese është edhe më e rëndësishme për zhvillimet dhe efektet e drejtësisë në politikë dhe institucionet shqiptare. Gjykata Kushtetuese nesër do të gjykojë kërkesën e ngritur nga kryeministri, lidhur me të ashtuquajturën “çështja Balluku”.

Mbledhja e gjyqtarëve (të 8 anëtarëve, për shkak se i 9-ti është vakant) do të mblidhet  për të shqyrtuar nëse kërkesa e paraqitur nga Kryeministri Rama është e aftë të investojë Gjykatën Kushtetuese për një gjykim në themel, lidhur me atë që ai ka kërkuar. Pra, ajo çfarë do duhej të vendosej nga kolegji prej 3 anëtarësh, tashmë do të shqyrtohet nga e gjithë trupa e gjyqtarëve.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese, në nenin 31 të tij, parashikon qartë cilat janë çështjet që shqyrtohen në këtë fazë. Kështu, nesër anëtarët e Gjykatës do të shqyrtojnë pikat më poshtë:
1. nëse kërkimet e paraqitura në kërkesë hyjnë në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese;
2. nëse kërkesa nuk është paraqitur nga subjekti që legjitimohet;
3. nëse kërkesa është paraqitur nga një person i autorizuar;
4. nëse vërtetohet se kërkesa është paraqitur brenda afatit ligjor;
5. nëse kërkuesi ka shteruar mjetet juridike efektive para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ose nëse legjislacioni në fuqi parashikon mjete efektive në dispozicion;
6. nëse kërkimet e paraqitura në kërkesë janë objekt i ndonjë vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, ose nëse rivendosja në vend e së drejtës së shkelur nuk është e mundur;
7. nëse kërkesa është haptazi e pabazuar.

Nëse mbledhja e gjyqtarëve arrin në konkluzionin se qoftë edhe të paktën një nga këto 7 kërkesa nuk përmbushet, atëherë vendoset mospranimi i kërkesës dhe çështja mbyllet aty, pa asnjë zhvillim të mëtejshëm.

Sjellim në kujtesë se kryeministri, përveç se ka kërkuar “zgjidhjen e konfliktit të kompetencave” si kërkesë kryesore, ka paraqitur edhe dy kërkesa të tjera. Njëra është ajo që ka të bëjë me “shfuqizimin e vendimit të GJKKO” që ka vendosur pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres, dhe kërkesa e tretë është “interpretimi i nenit 103/3 të Kushtetutës”.

Nga ana tjetër, kryeministri ka kërkuar, edhe si masë paraprake, që vendimi i sipërcituar i GJKKO (që ka vendosur pezullimin nga detyra) të pezullohet deri sa gjykata të marrë një vendim përfundimtar në themel. Kjo është një kërkesë paraprake, e cila gjithashtu ka mundësi ligjore të shqyrtohet nesër. Nuk është i panjohur rasti kur gjykata ka zgjedhur opsionin që vendime të tilla t’i marrë edhe në seancën e themelit, gjithmonë me kushtin që, nëse çështja pranohet për shqyrtim, të merret vendim i tillë ditën e nesërme.

Siç dihet, Gjykata Kushtetuese vepron me 8 anëtarë nga 9 gjithsej. Kjo do të thotë se, teorikisht, mund të ketë edhe një ndarje votash 4:4. Në këto raste, vetë ligji parashikon që kërkesa konsiderohet e pranuar; pra çështja e “zgjidhjes së konfliktit të kompetencave” i përcillet seancës plenare, e cila do ta shqyrtojë në themel. Nga ana tjetër, ligji parashikon se kërkesa paraprake — pra ajo e pezullimit të vendimit të GJKKO — kërkon domosdoshmërisht dhe në çdo rast jo më pak se 5 vota për t’u konsideruar e pranuar; përndryshe konsiderohet e rrëzuar.

Ajo çka bie në sy në pamje të parë, është fakti se kryeministri ka kërkuar pezullimin e vendimit të GJKKO me vendim paraprak deri në përfundim të çështjes, por njëkohësisht, siç cituam më sipër, ka kërkuar edhe shfuqizimin e këtij vendimi. Pra, në thelb, me masën paraprake ka kërkuar në thelb të njëjtën gjë që e ka kërkuar edhe në themel.

Gjykata Kushtetuese ka treguar në të shkuarën e saj se, ndonëse ka marrë masa paraprake të pezullimit të një akti, ka ushtruar gjithmonë kujdes që vendimi paraprak të mos paragjykojë mënyrën se si do të shprehet për vendimin në themel. Më shumë akoma, është rasti i parë në historinë e kësaj gjykate që të shprehet për fatin e një vendimi gjyqësor, kur ankimi ndaj këtij vendimi nuk ka ardhur në rrugën normale — pra pasi të jetë ezauruar procesi i ankimit në Apelin e GJKKO dhe në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë është e ditur tashmë se vetë e interesuara ka ndjekur ankimin normal në Apelin e GJKKO, i cili pritet të gjykohet ditët e ardhshme. Vetë ky fakt krijon një dualizëm të qartë midis sistemit gjyqësor nga njëra anë dhe Gjykatës Kushtetuese nga ana tjetër, kur në fakt Gjykata Kushtetuese, për çështje që lidhen me fatin e një vendimi gjyqësor, flet gjithmonë dhe vetëm pasi të jenë ezauruar rrugët e ankimit në sistemin gjyqësor.

Gjithësesi interesi publik dhe jo vetëm për cështjen e nesërme, është i një rëndësie kapitale, për zhvillimet juridike dhe politike në Shqipëri.

Video

16 persona kanë humbur jetën në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta që kanë goditur enklavën. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë, të cilët vdiqën nga ekspozimi ndaj të ftohtit. Sipas Mbrojtjes Civile, 13 shtëpi u shembën nga moti i keq, ndërsa shumë familje palestineze mbetën pa strehë pasi tendat e improvizuara u shkatërruan. UNICEF paralajmëron se temperaturat gjatë natës bien në 8–9 gradë dhe kushtet e rënda sanitare rrisin rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës supermarketin në zonën e Kryebushatit, në Bashkinë Vau-Dejës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët kanë shpërthyer rreth orës 01:00 pas mesnate dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin e supermarketit. Për shkak të intensitetit të zjarrit, në vendngjarje kanë ndërhyrë disa mjete zjarrfikëse nga Shkodra, Vau-Dejës dhe Lezha, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në objektet përreth. Si pasojë e zjarrit, supermarketi është shkrumbuar pothuajse plotësisht, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të mëdha.

11 vjeçari ukrainas dëshmon në Parlamentin Europian: Mamaja më vdiq. Unë kam bërë 36 operacione Unë quhem Roman, jam 11 vjeç. Më 13 korrik 2022, unë dhe mamaja ime ishim në një klinikë në Vinnytsia, kur atje ranë tre raketa ruse. Ajo ishte hera e fundit që e pashë». Me këto fjalë tronditëse, Roman Oleksiv, një djalë njëmbëdhjetëvjeçar nga Lviv, dëshmoi para Parlamentit Evropian tmerrin e luftës. I mbijetuar si me mrekulli, ai rrëfeu traumën e përjetuar: «E pashë të shtypur nën rrënoja; shihja vetëm flokët e saj. E preka me dorë dhe nisa të gërmoja. Kam qenë 100 ditë në koma, kam kryer 36 operacione dhe kam kaluar pothuajse tre vite në trajtim». Fjalimi i tij, i thënë me një zë të qetë e të fortë, pavarësisht moshës së vogël, preku thellë të gjithë sallën: njëra nga përkthyeset nuk arriti t’i mbante lotët. Roman e mbylli me një thirrje plot shpresë: «Doja t’ju thosha se së bashku jemi të fortë dhe se nuk duhet të dorëzoheni kurrë. Ndihmoni fëmijët ukrainas». Videoja e dëshmisë u bë virale në rrjetet sociale dhe u shpërnda edhe nga lideri i Azione-s, Carlo Calenda, i cili në X shkroi: «E dedikuar çdo mbështetësi të padenjë të agresorëve rusë, të paguar dhe jo».

Shtëpia e Bardhë hap dyert për vizitorët

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme