Editorial 29 November 2025, 11:33 Nga VNA

Berisha, Veliaj, Meta,Balluku…të gjithë me sytë te Kushtetuesja!

Ndaje në Whatsapp
Berisha, Veliaj, Meta,Balluku…të gjithë me sytë te

Gjykata Kushtetuese sot më shumë se kurrë është vënë në qendër të vëmendjes e ndoshta edhe një institucion ku politikanët kanë kthyer sytë sepse varen fatet e tyre politike. Më 2 dhjetor në Kushtetuese do të shqyrtohet në Kolegj kërkesa e Edi Ramës që lidhet me pezullimin e vendimit të GJKKO të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që i ka hequr të drejtën për të ushtruar funksionet publike dhe e ka ndaluar të dalë jashtë vendit.

Një kërkesë e para e këtij lloji e që natyrisht ka vëmendje të lartë publike. Znj. Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në dy episode dhe përballja e saj me drejtësinë do të zgjasë, porse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendimtar për të.

Sali Berisha, ish-kryeministër i pandehur për dosjen Partizani, për të dytën herë troket në Kushtetuese. Në datën 17 dhjetor ai do të kërkojë heqjen e masës së detyrimit për paraqitje. Ndërsa Ilir Meta, shfuqizimin e masës së arrestit me burg. Për ish-presidentin, gjykata pret t’i dorëzohen provat deri më datë 9 dhjetor e më pas do të nxjerrë datën për shqyrtim.

Politikani i radhës është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ai shpreson po ashtu lirinë në Gjykatën e Lartë. Kërkesa e tij u regjistrua javën që lamë pas dhe pritet të dorëzohen provat e palëve. Në gjasë, Veliaj do ta mësojë fatin e tij në muajt e parë të 2026-s. Deri atëherë do të ketë mbushur plot 1 vit në qeli.

Nisur nga këto çështje, Kushtetuesja është në vëmendjen e të gjithëve dhe përpara një testi që vulos fatin e reformës në drejtësi. Si rrallëherë, Gjykata Kushtetuese është në provën e politikës së të gjithë krahëve dhe ngjyrave. Më herët ajo është anatemuar nga Sali Berisha dhe segmente të caktuara të së majtës dhe të së djathtës, por deri diku ia ka dalë t’i imponohet me qëndrimet dhe vendimet e saj politikës shqiptare. E mangët me një anëtar por fuqiplotë për të marrë vendimet e duhura, Gjykata Kushtetuese e tejkaloi pak ditë më parë edhe sfidën e imponimit nga segmente të mazhorancës për t’i imponuar Naureda Llagamin si anëtare të saj.

Tashmë trupa e saj ka vetëm një sfidë të madhe për të tejkaluar: atë të kapërcimit të emocioneve politike për të parë dhe gjykuar thjesht mbi Kushtetutën dhe germat e saj të ftohta dhe të qarta. Dhe kjo nuk është as e thjeshtë, por as e pakapërcyeshme. Është thjesht sfida me të cilën ndeshen çdo ditë mijëra shqiptarë që duhet të zgjedhin mes së mirës dhe të keqes.

Lexo gjithashtu

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme