Editorial 25 Nëntor 2025, 18:58 Nga VNA

Kushtetuesja përballë provës më të fortë: ekzekutivi kërkon shfuqizim, pezullim dhe interpretim për të rrëzuar vendimin e GJKKO-së

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja përballë provës më të fortë:

Nga Desada Metaj

VNA ka zbardhur argumentet mbi të cilat Këshilli i Ministrave i kërkon Gjykatës Kushtetuese pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për çështjen “Balluku”.

Siç është bërë e ditur, me vendim të Gjykatës së Posaçme zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është pezulluar nga detyra dhe i është ndaluar e drejta për të udhëtuar jashtë vendit, pasi është e pandehur për abuzime me tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Madhe.

Kryeministri, me kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, ka 3 pretendime. Pretendon fillimisht se është krijuar midis tij dhe GJKKO-së një konflikt kushtetues i cili duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese. Së dyti, kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së vetëm në pjesën që lidhet me masën ndaluese “pezullim nga ushtrimi i detyrës” për znj. Balluku. Paralelisht, ai kërkon që efektet e vendimit të GJKKO-së të pezullohen menjëherë, derisa çështja të shqyrtohet në themel nga Gjykata Kushtetuese. Së treti, kërkon edhe interpretimin e nenit 103/3 të Kushtetutës.

Kryeministri ngre disa argumenta bazë për pretendimet e veta. Ai thotë se vendimi i GJKKO-së ka ndërhyrë në kompetencat e tij, pasi Kryeministri është ai që propozon emërimin e një ministri. Ai pranon që caktimi i ministrit, në fakt, është pjesërisht kompetencë e tij (sepse ai vetëm propozon, ndërsa emërimin e bën Presidenti dhe votëbesimin e jep Kuvendi) dhe për këtë arsye ka thirrur në gjykim edhe Presidentin edhe Kuvendin.

Ai ngre edhe një argument tjetër, sipas të cilit, nëse një ministër pezullohet nga detyra me vendim gjykate, atëherë veprimtaria e Këshillit të Ministrave pengohet, sepse mungesa e ministrit paralizon të gjithë veprimtarinë e ministrisë përkatëse e për pasojë edhe të Këshillit të Ministrave i marrë në tërësi.

Gjithashtu ngre argumentin se figura e një ministri barazohet, sipas Kushtetutës, me figurën e deputetit. Ai pranon se Kodi i Procedurës Penale është i qartë, duke parashikuar pezullimin për çdo funksionar shteti, përveç atyre të zgjedhur sipas ligjit zgjedhor (deputet, kryetar bashkie dhe këshilltar bashkiak). Por, duke qenë se deputeti gëzon imunitet, atëherë — sipas Kryeministrit — edhe ministri duhet të gëzojë të njëjtat garanci. E përderisa deputeti nuk pezullohet, atëherë as ministri nuk duhet të pezullohet nga detyra. Për këtë qëllim, ai kërkon interpretim të pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës.

Sipas argumentimit të Këshillit të Ministrave, Gjykata Kushtetuese — në zbatim të ligjit organik dhe kompetencave kushtetuese — ka të drejtë të urdhërojë pezullimin e vendimit të GJKKO-së, pasi ky vendim prek interesa të larta shtetërore, shoqërore dhe individuale.

Në kërkesë thuhet se caktimi i një mase të përkohshme, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi, është i domosdoshëm për mbrojtjen e sistemit të qeverisjes në Republikën e Shqipërisë dhe për ruajtjen e funksionalitetit të pushtetit ekzekutiv, konkretisht të Këshillit të Ministrave.

Sipas arsyetimit, interesi më i lartë shtetëror dhe shoqëror kërkon që kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Ministrave të ushtrohen plotësisht nga të gjithë anëtarët e tij.

Këshilli i Ministrave paralajmëron se lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së — pa pezullim — do të sillte pasoja të pariparueshme në qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e kompetencave që Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi ia njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv.

Në kërkesë theksohet se lënia në fuqi e vendimit, pa pezullim, do të thellonte konfliktin e kompetencave ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe atij legjislativ e ekzekutiv, duke cenuar më tej parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

“Këshilli i Ministrave parashtron se pezullimi i një ministri apo zv.kryeministri, përveç se shkakton mosfunksionalizim të Këshillit të Ministrave si organ kolegjial i pushtetit ekzekutiv, njëkohësisht pezullon veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë së ministrit apo zv.kryeministrit të pezulluar”, thuhet në kërkesë.

Më tej argumentohet se pezullimi sjell pasoja të rënda për interesin shtetëror dhe shoqëror, duke krijuar vakuum institucional, pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian — rreth 800 projektakte për t’u miratuar deri në fund të vitit 2027 nga ministria e cila drejtohet nga ministri i pezulluar përmes vendimit të GJKKO-së.

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme