Editorial 9 November 2025, 21:40 Nga VNA

9 nëntori i apatisë kombëtare: kutitë e votimit bosh, pushtet i qetë dhe opozitë që bën sikur ekziston

Ndaje në Whatsapp
9 nëntori i apatisë kombëtare: kutitë e votimit bosh,

Kjo e 9 nëntorit do të hyjë në histori – jo për fituesit, por për boshllëkun. Vetëm 18.45 për qind e votuesve e panë të arsyeshme të dalin nga shtëpia, në atë që është pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë në një proces zgjedhor në Shqipëri. Nga 334 mijë qytetarë me të drejtë vote në pesë bashki, votuan vetëm 46 mijë.

Vlora vendosi “rekordin” e apatisë me 12.54 për qind pjesëmarrje, ndërsa Berati mezi arriti në 19.98 për qind. Cërriku, Tepelena dhe Mati e mbajtën frymën gjallë disi, por jo aq sa të ndryshonin panoramën e përgjithshme: një vend që nuk beson më në zgjedhje.

Në këtë garë morën pjesë 13 kandidatë për pesë bashki, por pjesëmarrja tregoi më shumë për mungesën e besimit sesa për ofertat politike. Ishte një proces formal – qendrat e votimit u hapën, u mbyllën dhe askush nuk u emocionua.

Socialistët hynë në garë me vetëbesim të plotë, të sigurt se rezultati dihej që më parë. Nuk patën nevojë për fushatë – mjaftonte kalendari. Opozita, ndërkohë, zgjodhi një rrugë të mjegullt: as bojkot, as pjesëmarrje reale. Mbështeti “të pavarur” që nuk i njihte askush, ndërsa në terren mungoi çdo shenjë përpjekjeje apo fryme garimi.

Në njërën anë, votuesit opozitarë refuzuan të legjitimonin një proces që e quajnë farsë; në anën tjetër, nuk patën asnjë alternativë për ta kundërshtuar me votë. Rezultati? Një heshtje që flet më shumë se çdo konferencë shtypi.

Në fund, kryetarët e rinj të bashkive do të firmosin buxhete dhe projekte, por me një legjitimitet të rrudhur deri në absurditet. Këto zgjedhje nuk do të mbahen mend për fituesit, por si fotografia më e qartë e një vendi që ka humbur besimin se vota ndryshon diçka.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme