Editorial 18 November 2025, 13:13 Nga VNA

Pazar në dritë të diellit: Bylykbashi e Gjiknuri rihapin reformën zgjedhore, listat mbeten të mbyllura dhe opozita e lodhur përdoret si dekor i marrëveshjeve Rama-Berisha

Ndaje në Whatsapp

Pazar në dritë të diellit: Bylykbashi e Gjiknuri rihapin

Nga Desada Metaj

Ende pa kaluar 24 orë nga foltorja numër 2 e opozitës poshtë Kryeministrisë, i improvizuar, si kundërpeshë ndaj kufizimit të së drejtës së fjalës së deputetëve në Kuvend, Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri u ulën sot krah më krah pë të shpallur, për të disatën herë, se PD dhe PS kanë rinisur nismën për reformën zgjedhore.

Në fakt, nuk ka kaluar ende një vit që nga rasti kur të njëjtët, me një konsensus të duartrokitur nga Rama dhe Berisha, arritën të mbyllnin edhe njëherë listat e kandidatëve vetëm pak javë para zgjedhjeve të 11 majit. Duke plotësuar orekset e kryetarëve të partive, ata lanë me “gisht në gojë” drejtuesit e partive të vogla, të cilët kuptuan edhe një herë se, ashtu si në 20 vitet e fundit, Rama dhe Berisha kanë “gatuar” kodin zgjedhor sipas interesit të tyre.

E vetmja diferencë ishte se ndërsa Oerd Bylykbashi u sigurua në listën e mbyllur të Durrësit, Damian Gjiknuri u detyrua të kërkonte disa vota shtesë në Vlorë. Por, ashtu si dhimbjet e lindjes dhe plagët e masakrës zgjedhore, edhe këto u harruan shpejt, duke i lënë vend një komisioni të ri që ka për mision vetëm të arnojë kodin aktual, në mënyrë që t’i shërbejë Edi Ramës dhe të garantojë Sali Berishës që Shehi dhe Lapaj të mos e konkurrojnë.

Mbledhja e parë e këtij komisioni ishte aq qesharake, saqë toni kërcënues i Oerd Bylykbashit kumbonte në sallë. Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar, në platformën e komunikimit me qytetarët, ai mungoi — me gjasë për t’u “përgatitur” për përballjen me Gjiknurin.

Ndoshta ka ardhur koha që dikush të zgjojë nga gjumi talentet e Lulzim Bashës dhe servilët aktualë të “doktorit të madh” dhe t’u kujtojë se tallja me demokratët ka një kufi. Përndryshe, do të vijë dita që do të tallen më keq me ta sesa me njerëzit e Ramës. Sepse të paktën këta të qeverisë i kemi përballë dhe i konsiderojmë kundërshtarë. Ndërsa ju, që luani lojën me “armiq” dhe “spiuna”, do na neveritni aq shumë sa edhe pretendimi juaj për t’u quajtur “qytetarë” vetëm pse keni lindur në asfalt, do të bëhet i padurueshëm.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme