Editorial 16 December 2025, 20:02 Nga VNA

Kur pushteti shqetësohet, drejtësia vihet në provë

Ndaje në Whatsapp

Kur pushteti shqetësohet, drejtësia vihet në provë

Nga Muriel

Zinxhiri i fundit i veprimeve të SPAK, nga urdhër-arrestet për Ergys Agasin dhe zyrtarë të AKSHI-t, deri te kërkesa për heqjen e imunitetit dhe masë sigurie ndaj Belinda Ballukut, ka nxjerrë në pah jo vetëm një betejë ligjore, por edhe një refleks të vjetër politik, mbrojtjen e pushtetit përpara parimit.

Hetimet ndaj AKSHI-t, një institucion simbol i digjitalizimit dhe “modernizimit” të shtetit, tregojnë se teknologjia nuk ka mjaftuar për të çrrënjosur praktikat klienteliste. Përkundrazi, dyshimet për tendera të manipuluar dhe lidhje të errëta mes biznesit dhe administratës dëshmojnë se abuzimi thjesht ka ndryshuar formë, jo përmbajtje. Kur drejtësia shkon deri te njerëz të afërt me qendrat e vendimmarrjes, reagimi politik bëhet nervoz dhe ky është sinjali më i qartë se hetimi po prek zona të ndjeshme.

Rasti i Belinda Ballukut e bën edhe më të dukshme këtë nervozizëm. Imuniteti politik, i menduar si garanci institucionale, po trajtohet sërish si mburojë personale. Çdo përpjekje për ta paraqitur kërkesën e SPAK si “sulm politik” nuk është mbrojtje e ligjit, por frikë nga precedenti, precedenti që askush nuk është i paprekshëm.

Parlamenti, në këtë proces, nuk është spektator. Ai duhet të zgjedhë mes dy rrugëve, ose të veprojë si institucion kushtetues që nuk pengon drejtësinë, ose të konfirmojë rolin e tij si filtër politik për të shpëtuar njerëz të pushtetit. Heshtja, relativizimi apo zvarritja do të ishin po aq domethënëse sa një refuzim i hapur.

Thelbi i gjithë kësaj historie nuk është faji apo pafajësia e individëve, këtë e vendos gjykata. Thelbi është nëse do të lejohet drejtësia të shkojë deri në fund, apo do të ndalet sapo të prekë nivelet e larta politike. Shqipëria nuk ka më problem ligjesh, ka problem vullneti.

Nëse edhe këtë herë pushteti përdor imunitetin, retorikën dhe presionin politik për të mbijetuar, mesazhi do të jetë i qartë, reforma në drejtësi pranohet vetëm kur nuk shqetëson pushtetin. Dhe kjo do të ishte dështimi më i madh, jo i drejtësisë, por i politikës.

Video

Bojkoti për shkak të pagave është shtrirë në Gjykatën e Tiranës, si në Dhomën Civile ashtu edhe në atë Penale, por edhe në Gjykatën e Apelit. Administrata ka ndërprerë shërbimet, pasi ende nuk ka marrë pagën e muajit gusht.

Si qytetar mund të mendosh si të duash, si parlamentar duhet të zbatosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme