Editorial 13 December 2025, 15:27 Nga VNA

Pazari u krye, dialogu u mohua: Avokati i Popullit dhe teatri i krizës Rama–Berisha

Ndaje në Whatsapp
Pazari u krye, dialogu u mohua: Avokati i Popullit dhe teatri i krizës

Nga Desada Metaj

Berisha në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD deklaroi se do të ndërpresë çdo lloj dialogu dhe komunikimi për çdo lloj funksioni me PS.

Mazhoranca dhe opozita, në fakt, kanë në radhë një listë të gjatë me çështje për të cilat do të duhet të negociojnë në javët dhe muajt në vazhdim. Reforma territoriale, reforma zgjedhore janë më të dukshmet. Por me siguri ka edhe të tjera, të cilave nuk u kanë dalë ende “këmbët”.

Sa herë si sot PS-PD njoftojnë, me gojën e Berishës, ndërprerjen e dialogut, është shenjë që një dialog i madh është në horizont. Dhe shenjat për këtë duken të qarta me Avokatin e Popullit dhe procesin për zgjedhjen e tij. Në momentin kur PS u qartësua se tërheqja nga nënshkrimet e PD nuk do të pranohej, në fillim Berisha bëri si i nxehur me mazhorancën dhe deklaroi që nuk do të merrte pjesë në proces. Në fakt, Endri Shabanit për këtë proces i duheshin vetëm firmat e opozitës. Votat kësaj here i kishte të plota mazhoranca. Ndaj dhe Avokati i ri i Popullit u zgjodh me firmat e opozitës dhe me votat e mazhorancës. Sepse kësaj të fundit Berisha nuk i duhej më. Procesi për Berishën kishte mbaruar.

Por a nuk duket si dialog pa ndërmjetës: unë po i jap firmat, ti më jep votat?

Pas kësaj estrade, kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili bën gjithmonë si i nervozuar, foli me shpejtësi dhe u angazhua që të ankimojë procedurën në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo mbeti thjesht dëshirë, sepse Sali Berisha sot as e përmendi ankesën në Gjykatën Kushtetuese për Avokatin e Popullit. Këtë herë, nëse do të shkojë në GJK, zoti Bardhi do të duhet ta bëjë si deputet i thjeshtë. Si ato propozimet për ndryshime në ligjin e Paqes Fiskale.

Kurse Berisha nuk nguroi që t’i urojë live Ramës përmbylljen e votimit për Endri Shabanin. Tashmë as nuk ruhen më dhe dialogun e bëjnë edhe live me kamera. Përveçse në WhatsApp!

Kurioziteti mbetet vetëm te natyra dhe detajet e batutave që shkëmbejnë. Nuk dihet akoma nëse është vetëm Rama që tallet me batuta me demokratët dhe Berisha vetëm miraton, apo nuk kursehen të dy.

Me një dialog të tipit:

Rama: për demokratët besnikë si ky Endri nuk gjen më, beso, mos u bëj hiç merak, m’i jep mua t’i sistemoj.

Berisha: po po, por jo të gjithë, se ata më të vendosurit na duhen për protesta.

Dhe pas kësaj mbetet për t’u parë se si do të sistemohen të tjerët në radhë për Komisionerin për Diskriminimin apo Bordin e Bankës së Shqipërisë. Ku i mërzituri i madh Sali Berisha dhe kreu i narkoregjimit Edi Rama do të shkëmbejnë akuza në distancë dhe favore për të preferuarit në WhatsApp… të sigurt se delet që kanë në tufën e deputetëve tashmë dinë jo vetëm të firmosin, por edhe të tërheqin firmat me urdhër.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme