Bota 17 June 2025, 21:55 Nga VNA

Donald Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, SHBA mund të hyjë në luftë

Ndaje në Whatsapp
Donald Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, SHBA mund të hyjë

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti i SHBA Donald Trump është duke zhvilluar në këto momente një takim me Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare. Para pak çastesh, jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë janë parë forcat e sigurisë që tregojnë se Presidenti është brenda. Ka shumë pak gjasa të mësohet menjehërë se për çfarë po diskutohet, shkruan BBC, por fokusi është lufta mes Iranit dhe Izraelit.

CNN shkruan se presidenti po shqyrton nëse SHBA-të duhet të përfshihen më tej në konflikt. Trump u largua nga samiti i G7 në Kanada një ditë më herët për t’u kthyer në Uashington. Sipas të njëjtave burime, Izraeli u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara një “qëndrim thjesht mbrojtës” mes konfliktit të tij me Iranin.

Më shumë se 30 cisterna ajrore amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në rajon gjatë disa ditëve të fundit për të qenë gati nëse Trump vendos të urdhërojë Forcat Ajrore të SHBA-së të ndihmojnë në furnizimin me karburant të avionëve luftarakë izraelitë teksa ata kryejnë sulme mbi Iranin.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce tha pak më herët se Presidenti Trump ka qenë i qartë se Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore.

Bruce shtoi se Departamenti i Shtetit ka krijuar një grup pune për Lindjen e Mesme për të ndihmuar në koordinimin e mbështetjes për qytetarët dhe misionet diplomatike. Ajo u kujton qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë në Izrael, Irak ose Iran. Më herët Trump u shpreh se SHBA ka kontrollin e hapësirës ajrore të Iranit dhe se e dinë ku fshihet Lideri Suprem të cilin nuk do ta vrasin për momentin.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme