Bota 17 June 2025, 18:58 Nga VNA

Trump mesazh liderit suprem iranian: E dimë ku fshihet, nuk do ta vrasim! Të paktën jo për momentin

Ndaje në Whatsapp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një reagim tjetër në Truth Social iu drejtua direkt udhëheqësit suprem ku i ka çuar mesazh të dorëzohet. Trump shkruan se SHBA tashmë e di se ku fshihet dhe është një shënjestër e leht për ta.

“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje – Nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin. Por nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve apo ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkruan Trump.

Trump më parë tha në internet se SHBA ka kontrollin e hapësirës ajrore iraniane, përpara se të publikonte një postim që thjesht shkruante: “Dorëzim pa kusht”

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme