Politika 7 Maj 2024, 14:04 Nga VNA

“Detyra e kryeministrit është të luftojë korrupsionin”, Basha: Rama ka qenë mburojë për Sajmir Tahirin, Arben Ahmetajn, Ilir Beqajn dhe Olta Xhaçkën

Ndaje në Whatsapp
“Detyra e kryeministrit është të luftojë

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, komentoi deklaratat e kryeministri Edi Rama, kundër korrupsionit. Basha u shpreh se e vërteta është se korrupsioni po merr goditjet e para pikërisht për shkak të SPAK, këtij produkti të çmuar për çdo shqiptar që të gjithë e dimë që sot kundërshtarë kryesor në punën e tij, ka pikërisht ekzekutivin, partinë në pushtet.

“E vërteta është se korrupsioni po merr goditjet e para pikërisht për shkak të SPAK, këtij produkti të çmuar për çdo shqiptar që të gjithë e dimë që sot kundërshtarë kryesor në punën e tij, ka pikërisht ekzekutivin, partinë në pushtet. E cila ka ndaluar, sipas raportimeve zyrtare me urdhër çdo denoncim për korrupsionin. Ndërkohë që korrupsioni pranohet si problemi kryesor, Edi Rama shfajësohet duke thënë që denoncimi i tij nuk mund të jetë detyrë kryesore e shtetit. Nuk mund të jetë detyrë kryesore e tij apo e ministrave të tij. Sepse këta nuk paskan të drejtën të ndërynë në procedura për të luftuar korrupsionin. Në fakt e kundërta është e vërtetë, nuk ka detyrë më të rëndësishme për kryeministrin, për ministrat sesa të luftojnë korrupsionin. Nuk ka detyrë më të rëndësishme se të denoncojnë çdo aferë apo çdo dyshim për aferë në institucionet e ligjzbatimit. Kjo është A-ja e politikëbërjes në një shtet normal” – tha Basha.

Kryedemokrati gjithashtu solli në vëmendjen edhe mbrojtjen politike që u ka bërë Rama zyrtarëve që janë dënuar apo janë nën hetim nga SPAK. Ai përmendi rastin e ish-ministrit Sajmir Tahiri që u quajt yll në ngjitje nga kryeministri, apo ish zëvendësin e tij Arben Ahmetajn që është në arrati, si dhe ish ministret Frida Krifca dhe Olta Xhaçka.

“Por në qoftë se kjo do të ndodhte, nuk do të kishim me dhjetëra ministra të hetuar, të arrestuar, të dënuar me dhjetëra drejtorë të bashkisë së vendit, të hetuar, të arrestuar dhe afër dënimit. Fakti është, siç e thotë proverbi i lashtë shqiptar dhe jo vetëm që peshku qelbet nga koka. Dhe ndonëse aty ku drejtësia ka bërë punën e vet të lavdërueshmë, duke i nxjerrë petët lakrorit, duke bërë të pamundur dhe pas shumë e shumë përpjekjesh mbrojtjen e figurave të diskredituara si në rastin e Sajmir Tahirit. E lavdëroi si një yll në ngjitje, si bashkëpunëtori më i ngusht i kryeministrit kur u zbulua se ishte arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Si në rastin e Arben Ahmetajt aleatit më të ngusht personal të Edi Ramës jo thjesht zëvendëskryeministri i tij i cili ndodhet sot në arrati pikërisht sepse Edi Rama mori 2 javë bashkë me mazhorancën e tij për të pranuar heqjen e imunitetit. Në raste të tjera mbrojtja është akoma më flagrante. Shikoni Ilir Beqajn, pasi u zbulua në vjedhje galopante përmes sterilizimit, Check Ap-it, e shumë e shumë aferave të tjera korrupstive në sektorin e shëndetësisë, u gradua si koordinator për ndihmën e Bashkimit Europian, duke i dhënë jo vetëm mbështetje politike, por siç i thonë në gjuhën popullore “i vari ujkut mëlçinë në qafë”. Shikoni Frida Krifcën, ministrja e bujqësisë do të thoja unike në historinë e vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, e cila u kap tashmë me abuzimin e jo vetëm taksave të shqiptarëve, vjedhjen jo vetëm të subvencioneve që duhej të shkonin tek fermerët, por të taksave të europianëve që në vend që të shkonin për fermerin shqiptar, u shndërruan në vila, në restorante luksoze për pushtetarët dhe miqtë e tyre. Politikë e gjithëfarësojshëm. Shikoni Olta Xhaçkën, e cila në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese u mbrojt nga kryeministri në një akt të paprecedent, të barabartë me një krizë kushtetuese, ku parlamenti refuzon t’i bindet Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese” – tha Basha.

 

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme