Politika 7 May 2024, 13:27 Nga VNA

“200 politikanët kryesorë të vendit të vihen në veting”, Basha: Rezoluta e PS është si barcaletë

Ndaje në Whatsapp
“200 politikanët kryesorë të vendit të vihen në

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha komentoi rezolutën e prezantuar nga kryeministri Rama kundër korrupsionit.

Basha tha se  kjo është qesharake. Ai tha se parlamenti duhet të kalojë ligjin për vetingun e politikanëve, që 200 politikanët më të rëndësishëm të vendit të kalojnë procesin e vetingut.

“Pasi janë kapur në flagrantë në dhjetëra afera, papritur na ofrojnë rezolutë për të luftuar korrupsionin. Kjo rezulutë është si barcaletë. Në kullat e Tiranës dhe resortet e bregdetit pastrojnë para. Paratë pastrohen edhe jashtë vendit. Rezoluta nuk do të ofrojë asgjë për të ofruar këtë rendje marramendëse drejt pasurimit të paligjshëm.

SPAK nuk do të ekzistonte, nëse nuk do të kishim këtë korrupsion kaq të lartë. Qeveria ka shkatërruar shpresën e shqiptarëve për të ndërtuar jetë normale. Rama erdhi në pushtet duke premtuar se do të luftojë korrupsionin, ndërsa sot Shqipëria është zhytur në korrupsion tepër të madh. Qeveria të votojë ligjin për vetingun për politikanët. 200 politikanët kryesorë të vendit të vihen në veting, të hetohen kontaktet e tyre dhe pasuria” – u shpreh Basha.

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme