Politika 7 May 2024, 10:19 Nga VNA

Rama nis mbledhjen me kritika: Bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve

Ndaje në Whatsapp
Rama nis mbledhjen me kritika: Bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe

Në nisje të mbledhjes kryeministri Rama kërkoi vëmendjen e grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar, por dhe te atyre që kanë votuar PS që prej 2013 . Sipas Ramës po bëhet përpjekje për të helmuar publikun

"Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të Rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun e për të krijuar një hendek mes nesh e shumicës së shqiptarëve që na kanë besuar e  mbështetur pa kursim në gjithë këto vite. Sot nuk do ndalem te gjysmë të vërtetat që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha e as te akuzat e rreme dhe fabrikimet djallëzore. Sot do përqendrohem te të vërtetat, 10 vite pas marrje së detyrës. Qofshin të vërteta të ëmbla qoftë të hidhura, për të cilat nuk ka të na vijë mirë por duhet ti shohim në sy. Kur shqiptarët na votuan masivisht për mandatin e parë Shqipëria ishte në ditët më të zeza që nga 1997. Krimi kishte fituar qetësi në veprimtari në një lojë sylla mbyllazi me rendin. Qytetarët jepnin rryshfet edhe për të marrë një certifikatë lindjeje."

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme