Politika 6 May 2024, 21:25 Nga VNA

Protesta para bashkisë Tiranë, Berisha: Koha të firmosim largimin e hajnave

Ndaje në Whatsapp
Protesta para bashkisë Tiranë, Berisha: Koha të firmosim largimin

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e nesërme në orën 11:30, të bëhen bashkë për të protestuar te bashkia e Tiranës.

Berisha i është shprehur se është koha të bëjmë drejtësi me zemërimin tonë, ndërsa shtoi se “nesër do të jetë dita e gjyqit popullor, e gjyqit qytetar ndaj armiqve të shqiptarëve”.

“Është koha nesër të bëjmë drejtësi me zemërimin tonë të firmosim largimin e hajnave. Rritjen e pensioneve. Është koha të bëjmë drejtësinë. Të firmosim që në spitalet tona të mjekohemi si njerëz, siç e meritojmë. Është koha të këpusim me fuqinë tonë zinxhirin e kësaj vjedhje të tmerrshme që po shfaros shqiptarët. Ndaj dhe nesër, në ora 11.30, të gjithë te bashkia për shpëtimin e shtëpisë së parë të Tiranës” - tha Berisha.

Rithemelimi ka njoftuar një tjetër protestë para bashkisë Tiranë ditën e nesërme.

 

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme