Politika 6 May 2024, 17:43 Nga VNA

Plehrat mbysin zonën e unazës së plazhit, denoncimi i kreut të PD Durrës, Joni Myshketa: Ky nuk mund të jetë Durrësi që duam

Ndaje në Whatsapp
Plehrat mbysin zonën e unazës së plazhit, denoncimi i kreut

Mbeturinat vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor për qytetin bregdetar, në prag të fillimit të sezonit veror. Kreu i PD, të degës Durrës, Joni Myshketa, ka denoncuar një tjetër rast, tashmë në zonën e unazës së plazhit, ku pirgu i mbeturinave përfundon në mes të rrugës apo në buzë të detit.

Myshketa ngre shqetësimin pasi aty kalojnë përditë qindra banorë, të moshuar, fëmijë dhe rrezikojnë shëndetin. Ai i bën thirrje bashkisë që të marrë masa të menjëhershme, pasi çdo minutë e vonuar shkon në dëm të jetës dhe kjo nuk ka ngjyra partiake

 

Denoncimi i kryetarit të degës së PD, Durrës, Joni Myshketa:

 

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme të bëra nga Partia Demokratike Dega Durrës në lidhje me situatën tejet të rënduar nga plerat, mbetjet e papastërtitë që zaptojnë hapësirat e qytetit ne zonat e plazhit, pranë qendrave te banuara, qytetarët kanë reaguar duke na dërguar pamjet si më poshte ku duket qartazi situata katastrofike e ndotjes ambientale.

Ndodhemi në një nga zonat më të populluara një nga lagjet e qytetit fare pak metra larg bregut të detit ne zonën e unazës së plazhit.

Pamjet nuk lenë vend për koment.

Ky nuk është dhe nuk mund të jetë kurrësesi Durrësi që duam.

Ky nuk është Durrësi që kjo maxhorancë e korruptuar kërkon të na e shesë si histori suksesi.

Neglizhenca

Makutëria

Arroganca

Abuzimi

Janë frut I kësaj gjendje mjerane të zonës ku kalojnë përditë qindra banorë, të moshuar, fëmijë duke rrezikuar shëndetin, nga burimet e shumta te infeksionit për shkak të përhapjes së ndonjë pandemie.

Në rast shiu I gjithë ai pirg mbetjesh përfundon në mes të rrugës a buzë të detit si denoncimi I javës që shkoi.

I bëj thirrje Bashkisë të marrë masa të menjëhershme në lidhje me pastrimin e zonës, pasi çdo minutë e vonuar shkon në dëm të jetës dhe kjo nuk ka ngjyra partiake poŕ është e shtrenjtë dhe e shenjtë për secilin prej nesh.

I bëj thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese të nxjerrin para përgjegjësisë ligjore të gjithë shkaktarët e kësaj gjendjeje pasi është përgjegjësi penale një dëm I tillë.

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve durrsak të na adresojnë çdo problematikë që rëndon mbi ta si rasti në fjalë për shkak të abuzimit me postin publik.

Ju garantoj se Partia Demokratike është dhe mbetet përherë në krah të çdo qytetari të ndershëm pa asnjë dallim ngjyrimi politik, duke denoncuar e duke u bërë pjesë e zgjidhjeve të situatave që rëndojnë mbi jetën e secilit prej nesh.

Vetëm në aleancë të përbashkët do ja dalim.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme