Politika 5 Maj 2024, 19:01 Nga VNA

Basha flet për akuzat që i'u bënë për rrugën Durrës-Kukës, shpreh zotimin për heqjen e traut

Ndaje në Whatsapp
Basha flet për akuzat që i'u bënë për rrugën

Në podcastin e rradhës, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka folur edhe për akuzat që iu bënë për rrugën Durrës-Kukës. Ai falenderon të gjithë ata që u angazhuan në akuza të pabaza, pasi sipas tij pa ndihmën e tyre ndoshta do ishte harruar roli im në ndërtimin e kësaj vepre.

"Fillimisht akuzat e kundërshtarëve i kam shpërfillur me një farë neverie. Thoja çfarë janë këta 238 milionë euro dëme, ndërkohë që pagesa totale kur unë jam larguar nga ministria ishte vetëm 60 milionëshi i garancisë që të fillonin punimet. Pra, ishte një stisje totale. Sigurisht që e çuan në prokurori, e dija të gjitha domethënë çfarë bënë. Pastaj faza e dytë që kam patur ka qenë një zemërim në kufijtë e tërbimit. Tani mirë që nuk më japin dekoratë, se nuk e dua nuk e kam bërë për dekoratë, mirë që nuk thonë faleminderit, po pse duhet të bëjnë këtë tjetrën pse janë kaq të ligë derisa e kam kuptuar që e kisha gabim. Çdo gjë e kishte dorën e Zotit brenda. Dua t’i them faleminderit Edi Ramës dhe gjithë të tjerëve që u bashkuan në atë betejë balte kundër meje. Në veçanti faleminderit atyre që e bënë këtë çështje penale, edhe të tjerëve që për agjenda të ngushta politike, ndoshta dhe disa që mund të kenë pasur Brenda familjes time politike kontribuan në të. Sepse pa ndihmën e tyre ndoshta do ishte harruar roli im në ndërtimin e kësaj rruge. Jo se e kam nevojë që të kujtohem, por ata kanë kontribut të përjetësohet roli im në ndërtimin e kësaj rruge. Sigurisht asnjë prej akuzave nuk qëndron. Rruga sot ka dëshmuar se ka qenë investimi ekonomik më i urt dhe më dobiprurës i shtetit shqiptar që nga themelimi. Vetëm volume i turizmit e justifikon çdo dy vjet koston totale të rrugës. Volumi ekonomik e ka justifikuar 8, 9m herë ndërtimin e rrugës. Kostoja e ndërtimit të rrugës, jo sot por edhe para 10 vitesh, është minimalisht 2 deri në 3 herë më e lartë sesa momenti që u ndërtua dhe u përfundua. Dhe është prokurimi publik më i pastër që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe Ballkani" - tha ai.

Basha u shpreh se vendosja e traut në rrugën e Kombit është një hile e keqe që u bëhet qytetarëve dhe për këtë shprehu angazhimin e tij që një nga aktet e para si kryeministër do të jetë largimi i atij trau.

"Nuk ndihem mirë kur shoh që në kohën kur u ndërtua nuk ishte me pagesë, ndërsa sot është me pagesë. i qëndroj angazhimit tim që kjo rrugë duhet të mirëmbahet, padiskutim, por vendosja e traut zhbën gjithçka. Ideja është që s’ka më pengesa, papritur i vënë traun. Pra është një hile e keqe me anë të së cilës shteti heq përgjegjësitë për të paguar për mirëmbajtjen e kësaj rruge për të cilat i merr taksat. Ia jep këto përgjegjësi privatit i cili merr taksë ekstra dhe fitimprurëse. Kështu që i qëndroj një angazhimi që e kam bërë public para shqiptarëve, që një nga aktet e para si kryeministër është largimi i këtij trau" - u shpreh Basha.

Kryedemokrati gjithashtu fioli për korrupsionin qeveritar në vitet e vitet e fundit, që si pasojë ka sjellë largimin masiv të shqiptarëve.

"Rruga është zhvillim dhe këto rrugë janë ndërtuar edhe për t’i dhënë një hov të ri ekonomisë lokale. Fakti që megjithëse janë ndërtuar dhe jo pak, prap se prap ka një shpopullim të këtyre zonave dhe një braktisje masive, tregon që të ndërtosh rrugën nuk është mjaftueshëm. Kjo është një qeveri e cila me politikat e saj në vend që të ndihmojë dhe të lehtësojë jetën e njerëzve e bën më të vështirë dhe detyron largimin e tyre dhe kjo po ndodh tani. Ne sot mund të kemi një Shqipëri gjysmë për gjysmë në krahasim me atë që Edi Rama mori për të qeverisur në vitin 2013, dhe kjo është një nga arsyet se pse nuk botohen të dhënat e censusit" - tha Basha.

Video

Pas alarmit për një bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ka reaguar Policia e kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat kanë kryer kontroll të plotë të ambienteve. Pas verifikimeve, autoritetet bëjnë me dije se nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë apo i paligjshëm, duke qetësuar kështu situatën për qytetarët dhe vizitorët e qendrës tregtare.

Banorët e Rrjollit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si zaptim të tokave të tyre. Disa prej tyre kanë tentuar të depërtojnë në zonën e kantierit përmes rrugëve alternative, por janë ndaluar nga forcat e rendit. Të revoltuar, banorët akuzojnë policinë se po mbron interesat e ndërtuesve dhe jo të qytetarëve. Në protestë ka pasur prezencë të shtuar të policisë, ndërsa tensionet kanë qenë të pranishme gjatë gjithë kohës. Banorët kanë vijuar me thirrjet dhe akuzat ndaj autoriteteve, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga toka e tyre. “Ne nuk ikim nga toka jonë”, u shprehën protestuesit, teksa i bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’u bashkohen në mbështetje të kauzës së tyre.

Tensione dhe përplasje janë shënuar pak minuta para nisjes së përballjes së kryeqytetit Tirana-Partizani. Ndeshja e sotme zhvillohet në Air Albania.

Elisa dëgjoje shefin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme