Politika 6 Maj 2024, 20:26 Nga VNA

“Rama dhe Veliaj nuk duhet të përfshihen në fushatë”, Meta komenton zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Ndaje në Whatsapp
“Rama dhe Veliaj nuk duhet të përfshihen në

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përfshirjen e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore. Në një intervistë për mediat, ka bërë të ditur që në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore është përfshirë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Meta e ka paralajmëruar një ndryshim të fortë në Maqedoninë Veriore. “Nuk kam informacion që Kryeministri, Albin Kurti është përfshirë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore, Erion Veliaj e Edi Rama janë duke u përfshirë në këtë fushat dhe nuk është mirë. Mendoj që nuk është mirë që politikanët shqiptarë të përfshihen në garën midis shqiptarëve në Maqedoninë Veriore. Besojmë që në Maqedoninë e Veriut një ndryshim i fortë po vjen dhe kjo është për të mirën e rajonit tonë”, tha Meta për FrontOnline.

Ai foli edhe për raporte Kosovë-Shqipëri, duke e akuzuar Edi Ramën për prishjen e marrëdhënieve dhe se sipas tij Rama e sheh Kosovën veç si aneks për shitje e blerje, duke ju referuar idesë për korrigjim e kufijve. “Nuk besoj që ka ndonjë fëmije në trojet shqiptare e më mbarë globin që nuk di se faktori kryesor I këtyre marrëdhënieve tërësisht të sforcuara dhe aspak të dobishme mes Kosovës e Shqipërisë, është ai, Edi Rama, është ai që ka pasur konflikte me të gjithë drejtuesit e Kosovës dhe jo vetëm me Albin Kurtin. Është ai që e ka hedhe në gjyq ish-kryeministrin Ramush Haradinajn, konflikte kishe edhe me Isa Mustafën, dhe të gjithë udhëheqësit që kanë qenë në detyre, sepse ky e shikon Kosovën si një aneks për tu shitur dhe për tu blerë sipas interesave të mbijetesës se tij në pushtet në Shqipëri”, tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, foli edhe për situatë politike në Shqipëri, duke u shprehur që opozita do e marrë pushtetin.

“Opozita do e marrë pushtetin në Shqipëri, kjo është e pa diskutueshme  dhe çdo përpjekje që behet tani për i mbijetuar tashmë një uragani mbarë popullor që ka nisur, pas zbulimeve skandaloze të kompanive të kompanisë ‘5D’ të Bashkisë së Tiranës, dhe skandaleve që po thellohen të  inceneratorëve të Tiranës që nuk ekziston dhe shumë arsyeje të tjera. Opozita është në rrugën e sigurt drejt marrjes së  pushtetit”, deklaroi ai për FrontOnline.

Ndryshe, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 30 prill ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për rreth tetë orë. Ai tha për gazetarët se shkoi në SPAK në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe kishte një kohë që kishte kërkuar një takim.

 

Video

Pas alarmit për një bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ka reaguar Policia e kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat kanë kryer kontroll të plotë të ambienteve. Pas verifikimeve, autoritetet bëjnë me dije se nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë apo i paligjshëm, duke qetësuar kështu situatën për qytetarët dhe vizitorët e qendrës tregtare.

Banorët e Rrjollit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si zaptim të tokave të tyre. Disa prej tyre kanë tentuar të depërtojnë në zonën e kantierit përmes rrugëve alternative, por janë ndaluar nga forcat e rendit. Të revoltuar, banorët akuzojnë policinë se po mbron interesat e ndërtuesve dhe jo të qytetarëve. Në protestë ka pasur prezencë të shtuar të policisë, ndërsa tensionet kanë qenë të pranishme gjatë gjithë kohës. Banorët kanë vijuar me thirrjet dhe akuzat ndaj autoriteteve, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga toka e tyre. “Ne nuk ikim nga toka jonë”, u shprehën protestuesit, teksa i bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’u bashkohen në mbështetje të kauzës së tyre.

Tensione dhe përplasje janë shënuar pak minuta para nisjes së përballjes së kryeqytetit Tirana-Partizani. Ndeshja e sotme zhvillohet në Air Albania.

Elisa dëgjoje shefin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme