Politika 7 May 2024, 11:10 Nga VNA

"Nuk mbaj asnjë me para të vjedhura në karrige", Rama paralajmërim

Ndaje në Whatsapp
"Nuk mbaj asnjë me para të vjedhura në karrige", Rama

Kryeministri Rama ka paralajmëruar anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit e bashkive ku tha se kush bën korrupsion, është tradhtar dhe nuk ka lidhje me PS-në.

Ai deklaroi se nuk do ta kenë në krah nëse punojnë fshehurazi.

Unë kam pasur detyrën të punojë në 10 vjet me 40 e ca ministra dhe të gjithë ata e kanë dëgjuar prej meje, që prej ditës së parë, se kush lufton për të mirën e përbashkët, më ka në krah në çdo hap edhe kur sulmohet.

Por kush gabon duke kujtuar se do bëjë një rrugë e dy punë, nga njëra anë duke luftuar me mua dhe PS-në për të mirën e përbashkët, dhe nga ana tjetër duke punuar fshehurazi për xhepin, nuk do më ketë në krah as mua dhe as PS. Vetëm avokatin e vet para drejtësisë.

Jo po PS duhet t’i mbajë njerëzit dhe ti nuk duhet t’i lëshosh njerëzit e tu. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël dhe ndonjë shkëmb në det ku do të hidhet.

Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret. Jo po nuk kam bërë asgjë, më bien në qafë. Nëse nuk ke bërë gjë, nuk të mbaj as unë, as PS, por e vërteta. Prandaj lufto për të vërtetën tënde sepse unë dhe PS nuk bëjmë asnjë koment për çështje që hap SPAK për deputet, kryebashkiak apo ministër,” tha Rama.

 

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme