Politika 7 May 2024, 12:20 Nga VNA

Rama: Asnjë ministër s’do ketë akses në tendera

Ndaje në Whatsapp
Rama: Asnjë ministër s’do ketë akses në tendera

Në mbledhjen e jashtëzakonshme Rama deklaroi se asnjë ministër nuk do të ketë më akses në tendera.

Ai njoftoi se do të krijohet një shoqëri e re publike që do të sjellë zhbërjen e korrupsionit në tenderat. Kjo shoqëri e re do të asistohet nga shoqëri partnere evropiane.

Kjo shoqëri është ndërtuar sipas modeleve më të mira evropiane do të asistohet nga shoqëri partnere evropiane, do të ofrojë shërbimet e veta për të gjitha njësitë e pushtetit vendor apo njësitë e tjera jashtë varësisë së pushtetit ekzekutiv, të cilat ne nuk i detyrojmë dot me ligj që të heqin dorë nga organizimi i tenderave.

Po ashtu operatori i blerjeve të përqendruara po ndërton një katalog dixhital të blerjeve të vogla për të gjitha institucionet publike, që të mos bëjnë tendera për cdo dërrasë të zezë, karrige zyre apo tavolinë por të blejnë direkt nga katalogu i quajtur ark zone, një lloj amazoni i mallrave për të gjithë shërbimet mbështetëse të institucioneve, duke kursyer kohë dhe para dhe mbi të gjithë duke i mbyllur derën korrupsionit”, tha Rama.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme