Kronika 17 June 2025, 13:29 Nga VNA

"5D", GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-drejtoreshën e Tirana Parking. Abuzuan me tenderat

Ndaje në Whatsapp
"5D", GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-drejtoreshën e Tirana

Gjykata e Posaçme e cilësoi fajtore dhe dënoi me 6 muaj burgim ish-drejtoreshën e "Tirana Parking", Eglantina Zere.

Ribjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati u dënuan po ashtu me nga 6 muaj burg secili.

Gjykata rrëzoi kërkesën e SPAK që dënimi për ta të pezullohej dhe të viheshin në shërbim prove.

Gjykata firmosi edhe dënim plotësues për të pandehurit, duke iu hequr të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite me radhë.

Të pandehurit u cilësuan fajtorë për shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për favorizim të kompanisë “5D” në fitimin e tenderave, kompani e cila sipas SPAK zotërohet në mënyrë indirekte nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, dy ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur

pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket

procedimit penal nr. 75/3, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Eglantina Zere,

Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati, të akuzuar për

kryerjen e veprës penale “Shkelje e e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande

publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të K.Penal (sipas

përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr. 43/2021, datë

23.03.2021).”

.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim

të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Etleva

Deda, me vendimin nr. 41, datë 17.06.2025 vendosi:

1. 2. 3. 4. 5. 6. Deklarimin fajtor të të pandehurës Eglantina Zere për kryerjen e veprës penale

"Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer

në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit

para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj

burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Eglantina

Zere i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6

muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet

në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Eglantina Zere i hiqet e drejta

për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Rivjola Baxha për kryerjen e veprës penale

"Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer

në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit

para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj

burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Rivjola

Baxha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me

6 muaj burgim.

7. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.alnë një burg të sigurisë së zakonshme.

8. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Rivjola Baxha i hiqet e drejta

për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurës Enkelejda Qyta për kryerjen e veprës penale

"Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer

në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit

para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj

burgim.

10. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Enkelejda

Qyta i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6

muaj burgim.

11. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet

në një burg të sigurisë së zakonshme.

12. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Enkelejda Qyta i hiqet e drejta

për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Koçi për kryerjen e veprës penale

"Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer

në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para

ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.

14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bruno Koçi

i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj

burgim.

15. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet

në një burg të sigurisë së zakonshme.

16. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit Bruno Koçi i hiqet e drejta për

të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristo Zhulati për kryerjen e veprës penale

"Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer

në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para

ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.

18. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kristo

Zhulati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me

6 muaj burgim.

19. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet

në një burg të sigurisë së zakonshme.

20. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit Kristo Zhulati i hiqet e drejta

për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

21. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet

gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

22. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga

e nesërmja e komunikimit të vendimit.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme