Kronika 17 June 2025, 11:30 Nga VNA

Sezoni turistik 2025 – Policia “zbret në terren” me masa të rrepta dhe teknologji inteligjente

Ndaje në Whatsapp
Sezoni turistik 2025 – Policia “zbret në terren” me masa

Policia e Shtetit ka zbardhur planin operacional për sezonin turistik 2025, duke vënë theksin te siguria, rendi dhe zbatimi i ligjit në çdo cep të zonave turistike të vendit. Me një organizim të gjerë, forca të shtuara në terren dhe teknologji moderne, uniformat blu kanë hyrë në një fazë intensive gatishmërie për t’iu përgjigjur fluksit të pushuesve dhe sfidave të verës.

Plani i masave: Siguri në plazhe, kufij dhe rrugë

Që prej 16 qershorit dhe deri më 15 shtator, Policia ka aktivizuar një plan të detajuar veprimi që përfshin:

  • Forcimin e sigurisë në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore;
  • Menaxhimin e fluksit në pikat kufitare;
  • Parandalimin e aksidenteve rrugore dhe krimit në zonat turistike;
  • Zbatimin me përpikëri të orarit të ndalimit të muzikës;
  • Mbrojtjen e mjedisit dhe lirimin e hapësirave publike.

Vetëm bregdeti me shërbim 12-orësh – Policia shton prezencën dhe logjistikën

Ndryshe nga viti i kaluar, shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare, ku fluksi është më i lartë. Në ndihmë të policive vendore janë angazhuar forca shtesë që do të paguhen sipas rregullores përkatëse.

Policia ka vënë në dispozicion:

  • Dhjetëra automjete dhe motomjete për patrullime intensive;
  • Punonjës me biçikleta që patrullojnë në plazhe për kontakt më të drejtpërdrejtë me qytetarët;
  • Njësinë Policore Detare për kontrollin e mjeteve të rrezikshme lundruese;
  • Dronë për monitorim në ajër të sigurisë në plazhe dhe akseve rrugore.

Kufiri, në mbikëqyrje të plotë – Shtim i sporteleve dhe kontrolleve

Në pikat kufitare janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore për të përballuar fluksin turistik. Po ashtu, janë intensifikuar kontrollet në kufirin e gjelbër dhe blu për të parandaluar kalimet e paligjshme dhe krimin ndërkufitar.

Rrugët nën “llupën” e teknologjisë – Shërbime 24/7 dhe testime në terren

Policia Rrugore do të operojë pa ndërprerje në të gjitha akset kombëtare dhe zonat e banuara, duke përdorur pajisje inteligjente, dronë dhe alkooltestues. Qëllimi është garantimi i lëvizjes së lirë dhe parandalimi i aksidenteve, sidomos në pikat e ngarkuara gjatë fundjavave dhe pushimeve.

Për këtë periudhë është vendosur dhe ndalimi i qarkullimit të mjeteve të rënda në fundjavë dhe festat zyrtare.

Operacioni “Plazh i Lirë” në vijim – Goditje ndaj zaptuesve të vijës bregdetare

Policia po vijon me operacionin “Plazh i Lirë” për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të paligjshme në zonat bregdetare, duke ndërhyrë kudo ku është konstatuar shkelje. Kontrollet do të jenë të vazhdueshme edhe për respektimin e orarit të muzikës dhe nivelit të zhurmës, ku efektivët tashmë janë të pajisur me aparate matëse të specializuara.

Etikë dhe kontroll mbi vetë Policinë – Monitorim të shërbimeve në terren

Me urdhër të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë ngritur grupe të posaçme monitorimi për të siguruar që çdo punonjës policie të veprojë në përputhje me Kodin e Etikës dhe të ruajë standardin profesional në komunikim dhe ndërhyrje.

Thirrje qytetarëve: Denonconi çdo paligjshmëri

Policia e Shtetit garanton se mbetet në krye të detyrës për një sezon turistik të sigurt dhe civilizuar, duke ftuar qytetarët e vendit dhe turistët e huaj të bashkëpunojnë, të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme