Kronika 17 June 2025, 08:13 Nga VNA

SPAK nderon Shqipërinë në BE, Komisioni Europian i ashpër me politikanët që sulmuan Dumanin

Ndaje në Whatsapp
SPAK nderon Shqipërinë në BE, Komisioni Europian i ashpër me

Në një dokument konfidencial, Komisioni Europian ka informuar vendet anëtare për progresin e Shqipërisë në fushën e drejtësisë, me vlerësime pozitive për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Sipas dokumentit, arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në shkurt të vitit 2025, është renditur ndër arritjet e institucionit. Ndërkohë, reagimet kritike të mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama janë cilësuar si përpjekje për të ushtruar presion ndaj drejtësisë, duke ngritur “shqetësime serioze” për pavarësinë e saj.

“Hetimi dhe arrestimi i një zyrtari të zgjedhur, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme, shkaktoi reagime të paprecedenta nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekje për presion ndaj SPAK-ut”, thuhet në dokument.

Komisioni evidenton gjithashtu mungesën e bashkëpunimit nga institucionet ligjzbatuese, veçanërisht në rastin e protestës së mbështetësve të Veliajt para SPAK, ku Policia e Shtetit nuk mori masa të mjaftueshme për sigurinë e prokurorëve, pavarësisht ankesave zyrtare të SPAK-ut.

Një tjetër çështje që kërkon vëmendje, sipas BE-së, është rinovimi i mandateve në sistemin e drejtësisë. Komisioni kërkon që emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe në strukturat e posaçme të bëhen në kohë dhe mbi bazë merite, për të shmangur krijimin e vakancave.

BE vlerëson gjithashtu kontributin e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe sekuestrimin e aseteve, duke e cilësuar këtë institucion si një nga pikat më të forta të progresit në drejtësi në Shqipëri.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme