Kronika 16 June 2025, 11:11 Nga VNA

Arrestohet drejtuesi i gomones që plagosi turistin gjerman në Gjipe

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet drejtuesi i gomones që plagosi turistin gjerman në Gjipe

Krenar Velaj, 27-vjeçari që drejtonte gomonen që goditi dhe la të plagosur një turist gjerman në gjirin e Gjipesë, është arrestuar nga policia.

Blutë sqarojnë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, 27-vjeçarin, banues në Orikum.

“Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone),  ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës”, sqarohet më tej.

Ndërkohë po ashtu bëhet me dije se gomonia që drejtohej nga Velaj ka qenë duke lundruar jashtë zonës së sigurisë, në momentin kur helika goditi turistin gjerman.

Të plagosurit ju dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua drejt spitalit për ndihmë më të specializuar mjekësore.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme