Kronika 16 June 2025, 14:16 Nga VNA

Vrasja e kryekomisar Artan Cukut, burg përjetë për Bledar Jambellin e Kristaq Lecin

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e kryekomisar Artan Cukut, burg përjetë për Bledar

 

 

Në finalen e një procesi që u zvarrit për më shumë se shtatë vite, Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të akuzuar për vrasjen e kryekomisar Artan Cukut, në derën e pallatit ku banonte në rrugën e Kosovarëve. Jambelli akuzohet si organizator dhe financues i vrasjes së Cukut, pasi në kohën kur drejtonte Policinë e Vlorës, e kishte arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Armando Delajt. Jambelli u lirua pas dy vitesh burg dhe thuri planin për vrasjen e Cukut, në bashkëpunim me Lecin. Si ekzekutor veproi Mikel Shallari, i cili është dënuar me 10 vite burgim, për shkak se pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe mori statusin e të penduarit. Ndërsa Kristaq Leci ka vepruar si bashkëpunëtori kryesor i Jambellit; për këtë arsye është dënuar po ashtu me dënim maksimal, atë të përjetshëm. Jambelli dhe Leci u arrestuan në Greqi, por ekstradimi i tyre në Shqipëri u refuzua.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme