Kronika 16 June 2025, 21:23 Nga VNA

Veliaj në duart e Gjykatës së Lartë – Klodiana Lala: “Ka pak gjasa, por një element e veçon nga të tjerët”

Ndaje në Whatsapp
Veliaj në duart e Gjykatës së Lartë – Klodiana Lala:

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë të tjera detaje për ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej muajit shkurt të këtij viti.

Lala tha se pritet që vendimi i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurisë ndaj Veliajt të jepet brenda muajit korrik. Sipas saj, bazuar në precedentët e mëparshëm të kësaj gjykate, ka pak gjasa që Veliaj të lirohet. Megjithatë, ajo theksoi se rasti i tij përmban një komponent ndryshe në raport me raste si ato të Sali Berishës apo Ilir Metës, të cilëve u është hequr masa, pasi Veliaj vijon të ushtrojë funksionin si kryetar bashkie.

“Veliaj ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për masën e sigurisë. Pretendohet se nuk ka rrezik arratisjeje apo ndërhyrjeje në prova. Ai është në detyrë dhe kërkon të vazhdojë punën si kryebashkiak,” tha Lala.

Sipas saj, pasi është caktuar relatori i çështjes, pritet edhe përcaktimi i datës së seancës, ndërsa shtoi se çështja mund të shqyrtohet edhe në mungesë të palëve, një praktikë e ndjekur më parë edhe në rastin e Ilir Metës. Lala theksoi se gjyqtarja relatore është Albana Boksi, një emër me integritet që ka kaluar procesin e vettingut dhe ka ardhur nga Apeli i Krimeve të Rënda. Por, vendimi nuk merret nga një gjyqtar i vetëm – është një trup gjykues me tre anëtarë.

“Është e rëndësishme të shohim edhe gjyqtarët e tjerë të trupit. Në Apelin e Posaçëm ka patur dy seanca të rëndësishme, një prej të cilave zhvillohet nesër, për informacionin dy mujor. Në bazë të provave që do paraqesë SPAK, avokatët mund të kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë. Kjo mbetet për t’u parë,” u shpreh Lala.

Sipas gazetares, dallimi kryesor i rastit Veliaj qëndron te fakti se ai vijon të jetë në detyrë, gjë që nuk ka ndodhur me ish-funksionarët e tjerë të lartë ndaj të cilëve janë zhvilluar hetime. “Në rastin e Berishës, Metës, Beqajt, nuk kishte detyrë funksionale. Këtu duhet parë nëse prevalon qëndrimi i prokurorisë, apo detyra e tij si kryetar bashkie. A janë provat kaq të forta sa e duan në burg? Apo mund të hetohet në gjendje të lirë dhe të ushtrojë funksionin?”, shtoi ajo.

Lala theksoi gjithashtu se deri më tani, Gjykata e Lartë nuk ka liruar asnjë të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin, çka e bën të vështirë edhe në rastin konkret. “Gjasat për t’u liruar janë të pakta, por i vetmi aspekt ndryshe është fakti që Veliaj është në detyrë – ky është edhe argumenti ku mbështeten avokatët e tij,” tha ajo.

Në lidhje me komunikimet e fundit të Veliajt në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, gazetarja theksoi se nuk i sheh si mesazhe kërcënuese. “Veliaj nuk po paraqitet më në Gjykatën e Posaçme. Në raport me gjuhën e ashpër që kishte më parë – dhe që prokuroria e interpretonte si sulm të koordinuar – tani ai ka bërë një hap pas. Gjuha e tij është zbutur ndjeshëm. A mund të jetë një strategji e re për të sulmuar ata që i konsideron kundërshtarë? Kjo mbetet për t’u parë,” përfundoi Klodiana Lala.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme