Kronika 17 June 2025, 12:35 Nga VNA

GJKKO ka marrë vendimin për Erion Veliajn duke lënë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
GJKKO ka marrë vendimin për Erion Veliajn duke lënë në

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Avokati kërkoi zëvendësim të masës ose garanci pasurore me qëllim që Veliaj të lirohej, por gjykata nuk i mori në konsideratë.

SPAK ndërkohë informoi gjykatën se gjatë dy muajve të hetimit ka zbuluar se çifti Xoxa-Veliaj zotëron në mënyrë të përbashkët një apartament sipër banesës së tyre. Apartamenti ndërkohë u la nën sekuestro po ditën e sotme nga Apeli i Posaçëm.

Veliaj po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Në hetim janë dhe gjashtë biznesmenë.

Njoftimi

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

me datë 10.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Informacion 2

(dy) mujor në lidhje me procedimin penal nr. 27, të vitit 2024; 2. Vazhdimin e zbatimit

të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale,

caktuar ndaj shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe vazhdimin e zbatimit të masës së

sigurimit personal “arrest në shtëpi”

, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj

shtetasit nën hetim Elman Abule.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet

112, 246 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 382, datë 17.06.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i

K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimet Nr. 7,

datë 09.02.2025 dhe Nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës

së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i

K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 13,

datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar.

3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat

nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme