Kronika 17 June 2025, 11:36 Nga VNA

“Vendosëm ta ekzekutonim” – Erion Alibej zbardh planin për vrasjen e Bujar Çelës: “Doja t’ia fusnim armën në shtëpi, përmes informatorit”

Ndaje në Whatsapp
“Vendosëm ta ekzekutonim” – Erion Alibej zbardh planin

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, po vijon dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme. Këtë të martë, ai rrëfeu për vrasjen e vëllait të Talo Çelës.

“Bujar Çela ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës. E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën”, tha Alibej.

Ai deklaroi më tej se Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. “Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia”, tha ai.

Alibej deklaroi se do të njoftonte policinë përmes Leonard Palushit. Ish-oficeri Palushi është dënuar nga drejtësia për lidhje me grupet kriminale.

“Vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tasës dhe kushos, që i referohem a Hoxhajt. U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar”, tha Alibej.

Henrik Hoxha, ish i penduar i drejtësisë, u irritua në sallën e gjyqit dhe iu drejtua Alibejt me fjalët:

“Ku e di ti që isha unë o Tomaso Busheta?”

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme