Bota 6 June 2025, 13:27 Nga VNA

Danimarka drejt rritjes së moshës për daljen në pension

Ndaje në Whatsapp
Danimarka drejt rritjes së moshës për daljen në pension

 

Duke filluar nga viti 2040 mosha e daljes në pension në Danimarkë do të jetë 70 vjeç. A është ky një model për vendet e tjera evropiane?

Në maj, Parlamenti danez miratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet nga 81 përfaqësues, ndërsa 21 ishin kundër. Ligji i ri përcakton rritjen e moshës së daljes në pension për të gjithë qytetarët e lindur pas 31 dhjetorit 1970 në 70 vjeç. Aktualisht, danezët mund të dalin në pension në moshën 67 vjeç.

Është planifikuar që mosha të rritet në 68 vjeç deri në vitin 2030 dhe në 69 deri në vitin 2035. Kryeministrja socialdemokrate Mette Frederiksen, 47 vjeç, tha vitin e kaluar se ishte gati të rishikonte sistemin, sapo mosha zyrtare e daljes në pension të arrinte në 70 vjeç. Krahasimi me vendet e tjera tregon se sa të ndryshme janë rregullat. Është interesante që në disa vende njerëzit punojnë edhe më gjatë seç duhet.

Një model për Gjermaninë?

Qeveria e re federale në Berlin është ende në "fazën e kërkimit" - shumë detaje nuk dihen ende. "Ne sollëm shumë gjëra të duhura në marrëveshjen e koalicionit", tha kancelari gjermanFriedrich Merz në një kongres të CDU-së në Stuttgart.

Çështja e sistemit të sigurimeve shoqërore nuk është zgjidhur ende. Por Merz theksoi se "kështu siç është sot, mund të mbetet edhe për disa vite të tjera maksimumi". Ai shtoi se tani është një reformë themelore e sistemeve të pensioneve, shëndetit dhe kujdesit.

Modeli danez u përmend një javë më parë nga ish-këshilltari i qeverisë Bernd Raffelhüschen: "Ne duhet ta rrisim shumë shpejt moshën e daljes në pension në 70 vjeç, në mënyrë që të mbulojmë të paktën një pjesë të viteve me një shkallë të lartë lindjeje".

Ai shpjegoi se deri në vitin 2035, një milion qytetarë gjermanë do të largohen nga tregu i punës çdo vit, gjë që do të rrisë kontributet e pensioneve për punonjësit e rinj. Këto janë të dhënat mbi moshën ligjore dhe moshën aktuale të daljes në pension për burrat dhe gratë, të treguara nga vendet individuale dhe të krahasuara me mesataren e anëtarëve të OECD-së.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme