Bota 5 June 2025, 08:08 Nga VNA

Ekonomisë së luftës i mbyllen dyert e BE-së, rikthehen tarifat për Ukrainën – rrezikohet eksporti dhe ushtria

Ndaje në Whatsapp
Ekonomisë së luftës i mbyllen dyert e BE-së, rikthehen

Që prej vitit 2022, eksportet bujqësore të Ukrainës drejt Bashkimit Evropian kanë përfituar nga një regjim i përkohshëm pa tarifa, si pjesë e Masave Autonome Tregtare, të njohura si ATM. Këto masa ishin një përgjigje e BE-së ndaj pushtimit rus në shkallë të plotë dhe synonin të mbështesnin ekonominë ukrainase përmes heqjes së tarifave dhe kuotave doganore.

Por tani, kjo skemë po shkon drejt fundit. Të enjten skadon zyrtarisht periudha e ATM-ve – dhe ka gjasa që të mos rinovohet. Komisioni Evropian nuk ka arritur të sigurojë ende një marrëveshje të re tregtare me Ukrainën, çka ka shkaktuar shqetësim te eksportuesit ukrainas dhe disa shtete anëtare të BE-së.

Çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Rikthehen tarifat dhe kuotat për eksportet bujqësore të Ukrainës. Kjo do të thotë se eksportet e drithërave, misrit, vezëve dhe shpendëve do t’i nënshtrohen sërish kufizimeve që ishin në fuqi para vitit 2022. Humbjet për ekonominë ukrainase parashikohet të arrijnë deri në 3 miliardë euro në vit.

Në fakt, eksportet drejt BE-së përbëjnë aktualisht 60% të totalit të eksporteve të Ukrainës – një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2021, kur kjo shifër ishte vetëm 39%. Një kthim pas në këtë drejtim do të përbënte një goditje të rëndë për të ardhurat kombëtare, të cilat përdoren për të mbështetur edhe përpjekjet e luftës.

Komisioni Evropian është përpjekur të shmangë një ndërprerje të papritur

Një paketë masash kalimtare është përgatitur dhe pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas skadimit të ATM-ve. Këto masa, të cilat përshkruhen si një “urë kalimtare”, synojnë të ofrojnë një zgjidhje të përkohshme deri në negociimin e një marrëveshjeje të re të përhershme, të bazuar në marrëveshjen ekzistuese DCFTA – Zonën e Thellë dhe Gjithëpërfshirëse të Tregtisë së Lirë.

Megjithatë, kjo qasje nuk përmbush pritshmëritë e Ukrainës, e cila kishte shpresuar për një regjim të përhershëm pa tarifa. Sipas zyrtarëve ukrainas, rikthimi i kufizimeve mund të ndikojë jo vetëm në sektorin bujqësor, ku punon një në pesë qytetarë, por edhe në vetë aftësinë e vendit për të financuar ushtrinë dhe qëndrueshmërinë në kohë lufte.

Deputetja ukrainase Yevheniia Kravchuk deklaroi se mungesa e një marrëveshjeje të re mund të ulë GDP-në me 1% dhe të minojë rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Ajo kritikoi edhe qëndrimin e BE-së, duke thënë se qasja ndaj Ukrainës duhet të jetë e një partneriteti të sinqertë, jo thjesht e interesave të brendshme politike.

Negociatat për një marrëveshje tregtare të rishikuar pritet të vazhdojnë në ditët në vijim në Bruksel.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme