Bota 5 June 2025, 16:26 Nga VNA

Italia "mbytet" mbytet nga turistët. Kapri vizitohet çdo ditë nga 50 mijë persona

Ndaje në Whatsapp
Italia "mbytet" mbytet nga turistët. Kapri vizitohet çdo

 

Në Kapri zbresin rreth dymbëdhjetë mijë persona çdo tre orë. Mesatarisht 50 mijë në ditë. Çdo ditë. Është vendi në Itali me indeksin më të lartë të dendësisë turistike: më shumë se Roma, Venecia, Firence. Më shumë se Taormina dhe Porto Cervo. Sigurisht, si ajo nuk ka asnjë tjetër. Por situata është e paqëndrueshme dhe, vit pas viti, bëhet gjithnjë e më dramatike. Që në mes të majit, radhët te funikulari që lidh Marina Grande me sheshin qendror shtriheshin deri në mol. Të zbriturit dhe ngjitja në aliskafe — dhe në anije — kërkonin durim të madh dhe aftësi për të hapur rrugë mes mijëra njerëzve, edhe gjatë ditëve të javës. Ishte e pamundur edhe të ecje rrugëve përreth via Camerelle, të pushtuara nga turma kompakte turistësh të anijeve turistike, të drejtuar nga guida të pamëshirshme që tërhiqnin grupe shumëngjyrëshe nën diell.

Të gjithë lart e poshtë nëpër ishull — më guximtarët ngjiten drejt Tiberios apo shkojnë në drejtim të Anacaprit — të papërkulur nga dielli, shiu apo vështirësitë. Dhe fatmirësisht, Bashkia e Kaprit ka vendosur defibrilatorë të dobishëm përgjatë shtigjeve më të vështira, që japin ndjesinë se, në mes të gjithë këtij kaosi, nëse dikush do të ndjehej keq, të paktën do të kishte mundësi për ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur më të keqen.

Nga agimi deri në muzg: ja ky është “problemi Kapri” që del në pah nga një studim i porositur ekonomistit Antonio Preiti nga Universiteti i Firences. Një kërkim — por çështja duket edhe me sy të lirë — që tregon se në vitet e fundit ka pasur një rritje të mbërritjeve me mbi 24 për qind (duke arritur gati 3 milionë) dhe se 91 për qind e vizitorëve janë ekskursionistë që vijnë në mëngjes dhe largohen në pasdite. Një xhiro, një vështrim drejt pamjeve marramendëse me perspektivë nga Faraglionët, një akullore (por jo gjithmonë), shumë selfie. Dymbëdhjetë mijë zbarkime çdo tre orë dhe një indeks i dendësisë turistike mbi 1.200 persona për kilometër katror: pragu minimalisht i pranueshëm do të ishte 1.000, por kjo në rastin e vendeve në tokë, jo në ishuj.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme