Bota 6 June 2025, 11:53 Nga VNA

Atë Faltas: Vdekjet e fëmijëve në Gaza dhe në mbarë botën kanë tingullin vdekjeprurës të çnjerëzimit

Ndaje në Whatsapp
Atë Faltas: Vdekjet e fëmijëve në Gaza dhe në

 

Vikari i Kujdestarisë së Tokës Shenjte, atë Ibrahim Faltas, mediton për kohën e dhimbjes, që po jetohet në Gazë, ku "të gjithë janë të varfër e kanë nevojë për gjithçka" e ku vdekja "arrin nga qielli e nga dheu".

Sot, e premte, 6 qershor, myslimanët kremtojnë Festën e Flijimit, një festë që të përkujton sakrificën e Abrahamit, të cilit Zoti i kërkoi të flijonte birin e tij të vetëm. Vitin e kaluar, në të njëjtat ditë, tetë muaj pas tragjedisë së 7 tetorit 2023, kujtuam fenë e pamposhtur të Abrahamit i cili beson fort në Zotin e, edhe me zemër të thyer, e lëshon vetveten në dorë të Tij.

Abrahami duhej të zgjidhte! Dashuri të pakufishme për birin e tij të vetëm dhe të shumëdashur, apo dashuri të pakufizuar për Zotin, dashurinë e të cilit nuk do ta tradhtonte kurrë?

Në Gaza nuk mund të zgjedhësh. Vuan të keqen, pa qenë në gjendje të zgjedhësh të mirën. Në Gaza, vdekja vjen nga qielli e nga toka: nuk mund t'i shmangesh bombave e as vdekjes, nëse i afrohesh ushqimit, i poshtëruar nga uria dhe pa të drejtën njerëzore e të mirënjohur për t'u ushqyer. Për këto dhe shumë arsye të tjera, mos e quani luftë!

Janë larg ditët dhe kujtimi i Festës së Flijimit: ditë gëzimi, ribashkimesh familjare, dhuratash dhe rrobash të reja. Tradita e ngrënies së qengjit, një krijesë e butë, si Abrahami, nuk është vetëm shenjë e ngrënies familjare sepse ushqimi u ofrohet edhe të varfërve, atyre që nuk mund të gëzohen. Por edhe këtë vit nuk do të ketë qengja për të ngrënë dhe për t'u dhuruar. Në Gaza të gjithë janë të varfër dhe kanë nevojë për gjithçka. Nuk ka ushqim, nuk ka ujë, nuk ka mundësi për t'u trajtuar dhe për të vazhduar të jetojnë, madje nuk ka mundësi as për t’i mbuluar të vdekurit, sepse nuk ka arkivole.

Gjatë ditëve të Festës së Flijimit, ashtu si vitin e kaluar, populli i Gazës vuan dhe vdes. Nuk ka zgjidhje tjetër. Ndërsa njëra dorë ofron mbijetesën me ushqim, grushti tjetër përdor mjete vdekjeje. Kufijtë zgjerohen për të pushtuar tokat, e rrugë të reja hapen për të ndarë. Populli detyrohet të largohet nga shtëpitë e shkatërruara dhe strehimet e improvizuara, nga që përpiqen t'ia heqin “edhe vatrën".

Fjalët nuk janë vetëm tinguj. Vdekjet e fëmijëve në Gaza dhe në mbarë botën kanë tingullin vdekjeprurës të çnjerëzimit. Mos e quani luftë, fëmijët e Gazës nuk e deshën, po nuk patën zgjidhje tjetër.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme