Bota 5 June 2025, 19:41 Nga VNA

Biseda e Trump dhe Merz në Zyrën Ovale: Nuk besoj se do ketë marrëveshje për paqe Rusi-Ukrainë

Ndaje në Whatsapp
Biseda e Trump dhe Merz në Zyrën Ovale: Nuk besoj se do ketë

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, vizitoi Shtëpinë e Bardhë për një takim dypalësh me presidentin amerikan Donald Trump, në takimin e tyre të parë ballë për ballë, zhvilluar në një kohë me sfida të shumta ndërkombëtare.

Takimi nisi me një shtrëngim duarsh përpara kamerave, ku Trump e përgëzoi Merzin për zgjedhjen në postin e kancelarit dhe shprehu dëshirën për “një marrëdhënie të shkëlqyer” mes SHBA-së dhe Gjermanisë. Merz i dhuroi Trump-it një dhuratë simbolike, certifikatën e lindjes së gjyshit të tij të kornizuar.

Gjatë bisedimeve, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik dhe politik. Trump theksoi se do të kërkojë një “marrëveshje të mirë tregtare me Gjermaninë”, duke shtuar se kjo do të varet edhe nga Bashkimi Europian. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë për rritjen e shpenzimeve ushtarake nga Gjermania dhe garantoi se trupat amerikane do të mbeten në vend, pavarësisht shqetësimeve për tërheqje.

Numri i rreth 45,000 ushtarëve amerikanë në Gjermani u cilësua nga Trump si një faktor ekonomik pozitiv për vendin, duke theksuar se ata janë “të paguar mirë dhe shpenzojnë shumë.”

Një pjesë e rëndësishme e takimit u fokusua në konfliktin në Ukrainë. Trump shprehu keqardhje për luftën dhe u shpreh pesimist për një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës, duke thënë se “nuk besoj se do të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje.” Ai gjithashtu tha se është i gatshëm të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë në rast se konflikti vazhdon.

Nga ana e tij, kancelari Merz theksoi nevojën për përfundimin e luftës dhe nënvizoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes SHBA-së dhe Gjermanisë në mbështetje të Ukrainës. Ai kujtoi përvjetorin e zbarkimit në Normandi, duke falënderuar SHBA-në për rolin e saj historik dhe aktual në mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë në Evropë.

Takimi u zhvillua në prani të zv/presidentit amerikan J.D. Vance dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio, duke reflektuar rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Gjermani në një periudhë sfidash globale.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme