Kronika 17 April 2026, 18:23 Nga VNA

Vetëm pasi u bllokua zjarrfikësja, IMT zbulon ndërtimin pa leje te Farmacia 10 për ta shembur

Ndaje në Whatsapp

Vetëm pasi u bllokua zjarrfikësja, IMT zbulon ndërtimin pa leje

U desh që një zjarrfikëse të mbetej e bllokuar rrugës drejt pallatit në flakë në zonën e Farmacisë 10, që IMT të kujtohej për detyrën e vet dhe të ndërhynte për të shembur një ndërtim pa leje pranë QSUT.

Objekti në fjalë, i identifikuar si farmaci, kishte zënë hapësirën e kalimit, duke penguar drejtpërdrejt lëvizjen e mjeteve të emergjencës drejt vendngjarjes. Vetëm pasi pamjet e zjarrfikëses së bllokuar, që nuk depërtonte në zonën e zjarrit, bënë xhiron e rrjeteve sociale, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit reagoi duke ndërmarrë sot aksionin për prishjen e objektit.

Edhe kjo situatë tregon “seriozitetin” e aksioneve të IMT në Tiranë për shembjen e ndërtimeve pa leje. Duket se disa ndërtime arrijnë t’i shpëtojnë syrit të inspektoratit dhe facebokut të kryemnistrit kur i bënë jehonë këtij aksioni.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme