Sociale 21 February 2025, 15:16 Nga VNA

Cilat janë qarqet me rënien më të madhe natyrore të popullsisë në vitin 2024

Ndaje në Whatsapp
Cilat janë qarqet me rënien më të madhe natyrore të

Shtesa natyrore e vendit (lindjet minus vdekjet) ishte pozitive vitin e kaluar për shkak se rënia e vdekjeve i më fortë se rënia e lindjeve.

Në të gjithë vendin kishte 1178 lindje më shumë se vdekje, por në 7 qarqe të vendit shtesa natyrore ka qenë negative sipas të dhënave demografike për vitin 2024 nga INSTAT.

Nga 12 qarqet e vendit, Korça kishte rënien më të madhe te shitëses natyrore ku vdekjet ishin shumë më të larta se lindjet. Në qytetin Juglindor vitin e kaluar lindën 1155 foshnja, teksa humbën jetën 1929 persona, ose 774 më shumë se lindjet.

Fieri ishte qyteti i dytë më rënien më të madhe natyrore të popullsisë. Më 2024 në këtë qytet linden 1897 bebe, teksa humbën jetën 2481 veta duke bërë që shtesa natyrore të ishte negative me 584 persona.

Në Vlorë numri i vdekjeve vitin e kaluar ishte 554 persona më i lartë se i lindjeve, në Berat kishte 368 vdekje më shumë se lindje, në Gjirokastër kishte 354 vdekje me shumë se lindje, në Shkodër 176 dhe në Elbasan 142.

Vetëm qarqet e Lezhës, Durrësit, Dibrës, Kukësit dhe Tiranë kishin shtesë natyrore negative. Tirana për shkak se ka popullsi më të re në moshë se qarqet e tjera kishte 3047 lindje më shumë se vdekje duke kontribuar në mbajtjen e shtesës natyrore në nivel pozitiv në rang kombëtar. Në Durrës gjithashtu kishte 571 lindje më shumë se vdekjet, në Dibër 243, në Kukës 192 dhe në Lezhë kishte vetëm 22 lindje më shumë se vdekjet.

Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri, e cila përfaqëson diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve, ka pësuar një rënie të ndjeshme nga viti 1990 deri në vitin 2023.

Shtesa natyrore ishte rreth 64,000 persona, me 82,000 lindje dhe 18,000 vdekje. Para pandemisë në vitin 2019 shtesa natyrore ra në 6,624 persona, me 28,561 lindje dhe mbi 22,000 vdekje.

Në vitin 2021 për herë të parë, shtesa natyrore u bë negative, me 3,296 vdekje më shumë se lindje, kryesisht për shkak të pandemisë COVID-19.

Në vitin 2024 shtesa natyrore e vendit ishte 1178 pasi në të gjithë vendin lindën 22,425 bebe dhe humbën jetën 2147 persona.

Parashikimet demografike tregojnë se popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë të bjerë në dekadat e ardhshme. Raportet ndërkombëtare sugjerojnë se deri në vitin 2050, Shqipëria mund të humbasë 25% të popullsisë së saj. Rënia i dedikohet nivelit të lartë të emigracionit në moshat e reja, duke kontribuar në tkurrjen e popullsisë aktive dhe në shtesën natyrore të vendit.

Prej këtyre zhvillimeve mosha mesatare e popullsisë u rrit me 7,5 vite ndërmjet 2011 dhe 2023 kur u zhvilluar dy censet./Monitor/

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme