Sociale 18 February 2025, 09:18 Nga VNA

47% e të punësuarve në Shqipëri janë me paga të ulëta e kushte të papërshtatshme pune

Ndaje në Whatsapp
47% e të punësuarve në Shqipëri janë me paga të

Punësimi vulnerabël është një koncept që përdoret nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për punonjësit që punojnë në të zezë, kushte pune të papërshtatshme dhe me paga të ulëta. Fondi Europian i Trajnimeve (ETF) përllogarit në të dhënat e fundit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në punë të cenueshme më 2023 që vuajnë një nga format e rënda (mungesa e sigurimeve, paga e ulëta) etj.

Punonjësit vulnerabël janë zakonisht ata që punojnë pa pagesë në biznesin e familjes ose janë të vetëpunësuar që paga e tyre varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat e realizuara. Vendi ynë ka një normë të lartë të punësimit vulnerabël, pasi metodologjitë vendase konsiderojnë të punësuar punonjësit e bujqësisë për vetëkonsum. ETF përllogarit se informaliteti vlerësohej në 37% të ekonomisë në vitin 2021.

Teksa ka pasur përpjekje për të luftuar informalitetin, duke rritur pagat dhe punësimin, sipas ETF-së, puna e zezë mbetet një pengesë e rëndësishme në tregun shqiptar të punës. Ndërsa një studim i ILO-s në vitin 2020 zbuloi një nivel të lartë të punësimit informal me 56.7% të punësimit total.

Incidenca e të pambrojturve në punësim është rritur në Shqipëri nga 48.2% në 2021 në 49% në 2022 por ka rënë në 46.8% në 2023, sipas ETF-së.

Pavarësisht tendencave të fundit, punësimi vulnerabël mbetet shumë shqetësues, pasi gjysma e popullsisë së punësuar punon në punë të pasigurta dhe jashtë sistemit të sigurimeve.

ETF vë në dukje se rritja e numrit të të punësuarve nuk është shoqëruar me një rritje të numrit të kontribuuesve në sigurimet shoqërore. Kjo tregon për zgjerim të mëtejshëm të punësimit informal, evidentuar edhe nga Komisioni Europian.

Megjithëse tendencat e punësimit në Shqipëri janë pozitive, tregu i punës përballet me sfida të mëdha.

Këto përfshijnë mungesën e vendeve të punës me cilësi të lartë, papunësinë e lartë të të rinjve normat e larta të dembelizmit, etj. Sipas analizës së ETF-së këto vështirësi tensionojnë sistemet e mbështetjes reciproke të qytetarëve dhe vënë nën presion sistemet e mirëqenies sociale.

Për arsye të nivelit të lartë të punësimit vulnerabël, Shqipëria ka një përqindje të madhe të popullsisë në rrezik të varfërisë rreth 43% më 2023.

Ndërkohë që ekonomia e Shqipërisë është duke u rritur mbi mesataren e dekadës, shpërndarja e rritjes po bëhet e padrejtë, pasi vendi ende ka më shumë se një të katërtën e popullsisë në varfëri sipas standardit të Bankës Botërore (6.7 USD në ditë për frymë)./MONITOR

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme