Sociale 15 February 2025, 18:55 Nga VNA

Magjia e “Aidës” së Verd-it pushton Tiranën nën dirigjimin e Serxho Alapontes

Ndaje në Whatsapp

Xhusepe Verdi, kompozitori i famshëm italian, ishte pranë publikut shqiptar në 4 mbrëmje të shkurtit (6, 8, 10 dhe 12) në të cilat trupa artistike e TKOBAP solli për artdashësit operën “Aida”. Nën dirigjimin e Serxho Alapontes dhe me produksion të Franko Xefirelit, artdashësit në Tiranë shijuan muzikën magjike të Verdit, për të cilin është thënë se është ai kompozitor që ia ka arritur të përshkruajë me anë të notave muzikore të gjitha emocionet që përjeton njeriu. Opera me katër akte që flet për dashurinë dhe luftën, për përballjen e ndjenjës së dashurisë me detyrën ndaj atdheut, ka një përfundim tragjik. Dy të dashuruarit, protagonistët e historisë, bij të vendeve në luftë – Egjiptit dhe Etiopisë, varrosen të gjallë. Ai vuan dënimin, sepse për shkak të dashurisë për Aidën tradhtoi vendin e tij. Ajo me vullnetin e saj bashkëvuan dënimin e Radamesit, sepse për hir të atdheut të saj shtyu drejt tradhtisë të dashurin e vet, duke tradhtuar besimin e të dashurit të saj. Gjithmonë tradhtia është konsideruar akt i shëmtuar, pavarësisht motivit, dhe prandaj ka gjetur edhe ndëshkimin. Në ditët e sotme në Shqipëri kur tradhtia, sidomos ndaj interesave të vendit dhe të shtetit, është shndërruar në një përditshmëri, vepra të tilla si “Aida” të risjellin në mendje tragjizmin që ajo prodhon. Sidomos kur shoqërohet me fuqinë e notave të kompozuara nga Verdi.

Pra, TKOBAP i dhuroi një tjetër shfaqje artistike të këndshme qytetit të Tiranës. Këtë herë bukuria e shfaqjes çuditërisht të shoqëronte pas, kur e lije sallën e shfaqjes dhe tek ecje në sheshin “Skënderbej”. Sheshit këto ditë i kish rënë një nur qetësie mondane.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme