Sociale 13 Shkurt 2025, 10:38 Nga VNA

Lindjet ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite! Sociologët: Rënie përtej të gjitha parashikimeve

Ndaje në Whatsapp
Lindjet ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite!

Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografike dhe kushteve sociale dhe ekonomike në vend.

Të dhënat zyrtare të INSTAT që u publikuan sot tregojnë se gjatë vitit 2024 në vendin tonë kanë lindur vetëm 22,425 bebe ose 5 për qind më pak se vitin 2023. Rënia e lindjeve u thellua më tej në vitin e kaluar në raport me vitin 2023 kur lindjet ranë me 4.3%.

Më 2024, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,425 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Të dhënat tregojnë se edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. P.sh., në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulë se sot.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ishte vetëm 259,472 mijë.

Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte gati dy herë më i lartë se në vitet 1950.

Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve.

Ekspertët pohojnë se, politika është shumë e vonuar për të zbatuar një grup masash, të cilat duhet të kenë në fokus frenimin e emigracionit dhe evidentimin e mjeteve që mund të ndihmojnë çiftet e reja të lindin fëmijë.

Ata sugjerojnë ndërhyrje që të përmirësojnë gjendjen ekonomike të familjeve të reja. Dermografët pohojnë se duhet një ekzaminim i detajuar i nevojave të familjeve të reja sipas rajoneve dhe më pas të hartohet një paketë politikash që t’i ndihmojnë ato në kostot për të rritur fëmijët.

Me gjithë ndryshimet ekonomike dhe sociale, shoqëria shqiptare ruan ende vlerat e traditës dhe familjes. Gratë shqiptare duan ende të lindin fëmijë më shumë se sa kanë.

Para gjashtë vitesh, gratë u pyetën se sa ishte numri ideal i fëmijëve që do të donin të lindnin gjatë jetës së tyre. Rezultatet treguan se 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.

Në të vërtetë, këto gra lindën shumë më pak fëmijë se sa dëshironin në idealen e tyre. Gjashtë vite më vonë nga anketa, 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale më 2018.

Praktikat e vendeve të tjera, që kanë përjetuar rënien normave të fertilitetit para nesh, tregojnë se mjeti më efektiv ishte mbështetja e familjeve të reja të martuara.

Në vitin 2003, Spanja mori një reformë për rritjen e lindjeve në të cilën nënat me fëmijë deri në tre vjeç që punonin përjashtoheshin nga tatimi mbi të ardhurat personale. Lehtësitë tatimore zgjeroheshin me nënat që lindnin më shumë fëmijë. Gjithashtu një bonus bebesh prej 2500 eurosh jepej për çdo lindje./MONITOR

Video

Votimi për zgjedhjen e kreut të PD-së në Korçë është ndërprerë që në orët e para të mëngjesit për shkak të përplasjeve mbi listat e anëtarëve dhe akuzave për manipulim. Në garë janë Irvin Bode dhe Harito Zoto, por tensionet kanë bërë që komisionerët të marrin kutitë e votimit dhe të largohen, duke bllokuar procesin. Tashmë pritet një vendim nga PD qendër për vijimin e zgjedhjeve.

Një zjarr ka rënë në katin e 6 të një apartamenti në zonën e Komunës së Parisit, pikërisht në kompleksin Kika 1. Nga raportimet një dhomë e apartamentit ka marrë flakë ndërkohë që zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Donald Trump bezdiset nga një bletë gjatë intervistës: “Insekt i egër!” Një moment me humor në oborrin e Shtëpisë së Bardhë gjatë takimit të Trump me gazetarët/ Presidenti u bezdis nga një bletë teksa po u përgjigjej pyetjeve mbi bisedimet e paqes në Pakistan. “Një insekt i egër!”, komentoi ai me ironi, duke shkaktuar të qeshura mes gazetarëve të pranishëm.

Shpërthim tritoli në Tiranë. Lënda plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në biznese pranë njëri-tjetrit, një dyqan në kat të parë dhe një klinikë dentare në kat të dytë. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme