Sociale 7 February 2025, 08:46 Nga VNA

47% e popullsisë mbi 15-vjeç mezi shkruan dhe lexon

Ndaje në Whatsapp
47% e popullsisë mbi 15-vjeç mezi shkruan dhe lexon

Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% vlerësohet se kishte njohuri mesatare në vitin 2023, evidentojnë të dhënat statistikore të Fondit Europian të Trajnimeve (ETF) një njësi që operon me financime të KE-së për politika që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor në vendet europiane që nuk janë ende pjesë e BE-së.

Vetëm një pjesë, 18.1% e popullsisë mbi 15 vjeç kishin arritje të larta arsimore. Sipas ETF-së, kjo do të thotë se gati gjysma e popullsisë së Shqipërisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje të lexojë dhe të shkruajë një deklaratë të shkurtër të thjeshtë për jetën e përditshme dhe ta kuptojë atë. Gjithashtu ata nuk është në gjendje të bëjnë llogaritje të thjeshta në aritmetikë. Me këto aftësi, popullsia e Shqipërisë nuk mund të prodhojë forcë të aftë pune që mund të çojë vendin në nivele të tjera të zhvillimit.

Tani kur popullsia e vendit po plaket me shpejtësi dhe revolucioni teknologjik kërkon përditësimin të aftësive, Shqipëria mbetet shumë pas. Sipas INSTAT në vitin 2024, shkalla e pjesëmarrjes në arsimin dhe trajnimin formal dhe joformal në popullsinë 25 deri në 34 vjeç qëndron në 1.8% dhe nën 0.5% për kategoritë e tjera mbi këtë moshë. Ky rezultat është shumë larg mesatares së BE-së, duke nënvizuar nevojën për të rritur mundësitë për aftësimin dhe trajnimin e të rriturve, rekomandon ET-ja.

Mirëpo vendit tonë i mungojnë shkollat e veçanta dhe qendrat e tjera burimore për aftësimin e popullsisë së rritur. Sakaq Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjet e asocimit për Programin e Europës Digjitale. Bizneset dhe administrata publike do të kenë akses në thirrjet e programit me buxhet prej 7.5 miliardë euro deri në vitin 2027 për të gjitha vendet. Qeveria shqiptare ka marrë disa angazhime që synojnë të zbatohen në vijim. Psh këtë vit pritet të përfundojë një studim fisibiliteti për dhe një udhërrëfyes për të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Vendi ynë duhet të zhvillojë përveç ambienteve edhe platforma të posaçme për zhvilluar mësime ndaj popullsisë së rritur. Ndryshimet demografike me plakjen e shpejtë dhe normat e larta të emigrimit, paraqesin sfida të mëdha. Popullsia e Shqipërisë po plaket dhe po përqendrohet në Tiranë, ndërkohë që shumica e rajoneve përballen shpopullim. Sistemi arsimor po lufton me rënien e numrit të nxënësve, veçanërisht në arsimin profesional dhe nga ana tjetër ekziston një nevojë kritike për zhvillimin nismave të të mësuarit gjatë gjithë jetës./ Monitor

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme