Sociale 6 February 2025, 16:43 Nga VNA

Kanabisi mjekësor, hyjnë në fuqi procedurat për pagimin e tarifës së licencimit dhe paketimit

Ndaje në Whatsapp
Kanabisi mjekësor, hyjnë në fuqi procedurat për pagimin e

Nga ministritë përgjegjëse është vijuar me miratimin e procedurave për kryerjen e pagesave të tarifës për pajisjen me licencë të operatorëve, si dhe rregullat për kontrollin e cilësisë dhe paketimin e produkteve.

Këtë vit pritet të hapen aplikimet për licencimin e operatorëve që do të lejohen të kultivojnë dhe përpunojnë kanabisin në vend për qëllime mjekësore. Nga ministritë përgjegjëse është vijuar me miratimin e procedurave për kryerjen e pagesave të tarifës për pajisjen me licencë të operatorëve, si dhe rregullat për kontrollin e cilësisë dhe paketimin e produkteve. Në Fletoren Zyrtare është miratuar udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së shëndetësisë dhe Financave dhe ekonomisë “Për procedurën e pagimit të tarifës së licencës së prodhimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe mënyrën e përdorimit të kësaj tarife”. Tarifa e përcaktuar në nenin 14, pika 9, të ligjit nr. 61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së Cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale” është në vlerën 100,000 lekë. Kjo tarifë është e pakthyeshme. Në udhëzim përcaktohet se tarifa do të paguhet nga subjekti që kërkon të licencohet sipas faturës për arkëtim, referuar modelit të miratuar me urdhrin nr. 35, datë 11.11.2009, të ministrit te Financave, “Për miratimin e faturës për arkëtim”. Subjekti, për të proceduar me pagesën, duhet të shkarkojë nga faqja web e Agjencisë faturën për arkëtim. Më tej “Fatura për arkëtim”, paraqitet nga subjekti në bankën e nivelit të dytë për të kryer pagesën. Banka e nivelit të dytë do të pranojë arkëtimin e tarifës vetëm me paraqitjen e faturës së plotësuar me të dhënat sipas modelit bashkëlidhur. Dokumenti i lëshuar nga banka, që vërteton kryerjen e pagesës, dorëzohet pranë Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për aplikim. Të ardhurat e përfituara nga kjo tarifë arkëtohen në llogarinë e të ardhurave të thesarit në favor të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it dhe përdoren sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 646, datë 16.10.2024, “Për procedurën dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ka përcaktuar se 70% e arkëtimeve nga tarifat e licencimit do t’i kalojnë buxhetit të shtetit dhe 30% buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Cannabis-it. Po ashtu sipas nenit 15 i ligjit për kultivimin e cannabisit për qëllime mjekësore përcaktohej se pas vitit të tretë, operatorët do të paguajnë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5% të qarkullimit vjetor, por, në çdo rast, jo më pak se 10, 000, 000 lekë. Ndërsa udhëzimi i ministrisë së Bujqësisë “Për metodat e kontrollit të cilësisë, lidhur me përmbajtjen e kanabinoideve, si dhe të kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, për mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë” i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton metodat e kontrollit të cilësisë, para paketimit të materialit si dhe mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë. Në udhëzim thuhet se metodat që do të ndiqen për analizimin do të jenë në përputhje me kriteret e vendeve importuese. Ndërsa paketimi në çdo rast, duhet të plotësojë kërkesat sipas shtojcës nr. 2 bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi, duke përfshirë kritere si etiketa nuk duhet të përmbajë reklamim të produktit dhe të dhëna që shkaktojnë keqinformim të konsumatorit, si dhe paketimi të jetë i sigurt për transportin. / Monitor

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme